Një lokal është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të hënë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 shtatori” në Gjirokastër.
Për fat të mirë nga flakët nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ndërhyrje e zjarrfikëses bëri të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.