Një kasolle është përfshire nga flakët në fshatin Mashkullore në Gjirokastër.
Mesohet se nga flakët rrezikohej dhe banesa ngjitur, në pronësi të shtetasit Derxheman Matushi.
Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet zjarrfikëse, të cilat janë duke punuar për shuarjen e flakëve. Sakaq ende nuk dihen shkaqet. Dëmi i shkaktuar nga flakët përllogaritet rreth 100,000 lekë.