Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës ka votuar sot në parim buxhetin afatmesëm të bashkisë për vitet 2018-2020.
Të pranishëm në mbledhjen e zhvilluar jashtë radhës ishin vetëm 3 këshilltarë të opozitës, pjesa tjetër mungonte për shkak të protestës së PD që zhvillohej në Tiranë.
Këshilltarët kërkuan praninë e kryebashkiakes Zamira Rami dhe nënkryetarëve për të dhënë shpjegime rreth buxhetit.
Sidoqoftë ata votuan në fund me 20 vota pro dhe 3 kundër.
/ArgjiroLajm.net/