Policia për Kufirin dhe Migracionin në Gjirokastër ka ndaluar një vajzë të shpallur në kërkim rreth një muaj më parë. Ajo është 18-vjeçarja nga Elbasani me inicialet A.L. Ndalimi i vajzës u në në Kakavijë, teksa ajo po përpiqej të kalonte kufirin për në Greqi. Sipas policisë, 18-vjeçarja rezulton të ishte larguar nga banesa që më datën 24 nëntor dhe për këtë familja kishte bërë denoncim. Motivet e largimit nuk bëhen me dije ende.
©ArgjiroLajm.net









