Një adoleshente nga Tirana është ndaluar prej policisë së Gjirokastrës. Sipas njoftimit për media thuhet se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës parë Gjirokastër, për shtetasen T.S, vjeç 18, banuese në Tiranë, pasi në aksin Gjirokastër–Subash, në vendin e quajtur “Votuca”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Audi”.
©ArgjiroLajm.net