• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastër, rrezikon shembjen banesa ‘Reso’ (VIDEO)

02/09/2019
Gjirokastër, rrezikon shembjen banesa ‘Reso’ (VIDEO)

Banesa 250 vjeçare e familjes Reso në Gjirokastër po shkon drejt degradimit. Sipas banorit të vetëm të objektit që ka dhjetëra trashëgimtarë ritmi i shkatërrimit është shumë i lartë duke vënë në rrezik të gjithë banesën.

Shtëpia e familjes Reso është monument kulture i kategorisë së parë, por deri tani ndërhyrjet restauruese për të kanë qenë minimale. Objekti është duke jetuar probleme të rënda të çatisë që depërton lagështi në të gjithë mjedisin, mungesë stabiliteti të mureve, dëmtime serioze të pikturës së rrallë murale dhe ornamenteve të drurit të punuara 2 shekuj më parë nga drugdhendësit vendas.

Vladimiri thotë se objekti nuk mund të shpëtohet me të ardhurat e familjes së tij pasi restaurimi kërkon një plan të mirfilltë shpëtimi ndërsa kërkon ndihmë të paktën për ndërhyrjen në çatinë e objektit para dimrit. Ai pranon se çështja e komplikuar e pronësisë mbi banesën ka penguar pjesëmarrjen dhe interesin e trashëgimtarëve për të investuar në rijetëzimin e banesës.

Vëtëm gjatë 5 viteve të fundit Gjirokastra ka humbur banesa të rëndësishme historike të kategorisë së parë si Lolomani, pjesë të banesës Kabili, dy banesa historike në Pazarin e Vjetër dhe vitin e kaluar banesën e familjes Sako pranë kompleksit të 7 Krojeve.

Banesa të tilla si Selfatët, Lito, Topulli, Hadëraj, Kunavi, Cene, Cabej, etj të gjitha në këmbë gjatë dekadës së kaluar janë kthyer në rrënoja apo gjysmë-rrënoja.

Specialistët e trashëgimisë pranojnë se zgjidhja e çështjes së pronësisë për shumicën e banesave mund të iniconte parandalimin e rrënimin./ TCH

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al