• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastër, rrezikon shembjen një tjetër banesë monument kulture (VIDEO)

25/03/2019
Gjirokastër, rrezikon shembjen një tjetër banesë monument kulture (VIDEO)

Një banesë monument kulture i kategorisë së dytë në Gjirokastër rrezikon shembjen. Edhe pse Drejtoria Rajonale e Monumenteve ne Gjirokastër ka bërë një ndërhyrje provizore emergjente, ajo nuk shmang përfundimisht rrezikun që qyteti të humbasë edhe një tjetër banesë me rëndësi për vlerat e qytetit të gurtë.
Theodhora Lula, banore e shtëpisë e cila është në rrezik shembje thotë se ndihet e frikësuar, pavarësisht mbrojtëses provizore të vendosur nga drejtoria e monumenteve.

Për specialistin e këtyre objekteve Arif Huso një ndërhyrje emergjentë provizore është realizuar me mundësitë që ka Drejtoria Rajonale e Monumenteve ne Gjirokastër por nuk ka munguar as një projekt i detajuar për shpëtimin nga shembja të kësaj banese. Duke qenë se është një banesë me pronarë por e braktisur, vështirësitë për bashkëpunim me institucionet përgjegjëse bëhet edhe më i madh.

Banesa Hroni, monument kulture e kategorisë së dytë, dikur pronë e kishës ortodokse, ka shërbyer prej vitesh si banesë sociale. Prej rreth 20 vitesh që ajo i është rikthyer në pronësi kishës ortodokse nuk ka pasur asnjë investim në të. Kjo banesë është vetëm një prej banesave të shumta monument kulture në Gjirokastër që po rrënohet si pasojë e braktisjes dhe amortizimit. Gjirokastra vitet e fundit ka humbur disa prej banesave me rëndësi për trashëgiminë dhe kulturën e këtij qyteti./BW

Related Posts

Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki
Kryesore

Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki

23/07/2026
Drama e emigrantit shqiptar me nusen: I dashur, unë do të bëhem burrë!
Kryesore

Reformë në drejtësi, por Shqipëria ndër vendet me më pak gjyqtarë në raport me popullsinë

23/07/2026
Tensione në protestë/ Hiqet gardhi metalik, hidhen vezë dhe domate drejt policisë
Kryesore

Tensione në protestë/ Hiqet gardhi metalik, hidhen vezë dhe domate drejt policisë

23/07/2026
Nisin regjistrimet për studimet Master në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër, ja degët ku mund të aplikoni
Kryesore

Aplikimet në universitete, 6 ditë kohë për zgjedhjen e degëve, procesi nis më 27 korrik

21/07/2026
30 milionë euro tendera, gjykata vendos për dosjen “Kolonja” më 9 shtator
Kryesore

30 milionë euro tendera, gjykata vendos për dosjen “Kolonja” më 9 shtator

21/07/2026
Kumbaro nga Korça: Programi për Universitetin “Fan Noli” bashkë me Liceun Francez e projektojnë qytetin si një pol të ndërkombëtarizuar të dijeve shkencore e tekonologjike
Kryesore

Kumbaro nga Korça: Programi për Universitetin “Fan Noli” bashkë me Liceun Francez e projektojnë qytetin si një pol të ndërkombëtarizuar të dijeve shkencore e tekonologjike

21/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Barazim thriller i Al Ittihad, Mitaj realizon gol në shtesë

Vetëm një pengesë për Mario Mitajn, klubi i Seria A shfaq interes ndaj mbrojtësit të Kombëtares

23/07/2026
Zyrtare/ Barcelona prezanton afrimin e ri, Karim Adeyemi vishet “blaugrana”

Zyrtare/ Barcelona prezanton afrimin e ri, Karim Adeyemi vishet “blaugrana”

23/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al