Partia Socialiste ka zhvilluar sot një takim me profesionistë të rinj të qytetit të Gjirokastrës.
E pranishme në takim ishte Elisa Spiropali e cila prej pak kohësh është në krye të Sekretariatit të Rinisë në Partinë Socialiste.
Spiropali ftoi të rinjtë t’i përkushtohen punës si mënyra e vetme për të ndryshuar shoqërinë dhe i kërkoi të mposhtin nihilizmin që sipas saj është pjesë e shoqërisë shqiptare.
Të pranishëm në takim ishin gjithashtu ministrat Mirela Kumbaro e Bledi Cuçi, si dhe kreu i PS Gjirokastër, Flamur Golemi./ArgjiroLajm.net