Një sherr ka ndodhur dy ditë më parë në lagjen ‘Zinxhira’ të Gjirokastrës, me pasojë plagosjen e një vajze dhe disa dëme materiale. Policia thotë se është bërë kallëzim në Prokurori për 23-vjeçarin S.R, banues në Gjirokastër. Ky person, në lagjen “Zinxhira”, ka goditur me sende të forta në drejtim të banesës së shtetasit S.Q., vjeç 31, banues në Gjirokastër dhe për pasojë është dëmtuar në kokë një vajzë 21 vjeçe. K.T është dërguar në spitalin ‘Omer Nishani’ për ndihmë mjekësore dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Motivet e sherrit nuk bëhen me dije, ndërsa çështja po hetohet nga organi i akuzës Gjirokastër.
© ArgjiroLajm.net