Fundi i ndeshjes mes Luftëtarit dhe Tiranës, pati edhe momente tensioni në Gjirokastër.
Pas humbjes së vendasve, ishin tifozët gjirokastritë që filluan të kritikojnë skuadrën për paraqitjen në fushë. Nervat nuk i mbajtën disa prej lojtarëve bluzinjë, që shkuan drejt tifozëve për të shkëmbyer disa fjalë më shumë.
Disa lojtarë të tjerë erdhën për të sheshuar gjithçka, e për të mos lejuar situatën të agravohej.