• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastër, si po shkatërrohen rrugët e fshatrave (FOTO)

24/04/2017
Gjirokastër, si po shkatërrohen rrugët e fshatrave (FOTO)

Shumë nga rrugët e fshatrave të Gjirokastrës janë tërësisht të shkatërruara. Gjendjen e ka vështirësuar edhe më tej ngrica e dimrit të sivjetshëm,  e cila i ka dëmtuar edhe më shumë. Bëhet fjalë për rrugët që lidhin fshatrat me qytetin e Gjirokastrës, me njëri-tjetrin dhe për rrugët e brendshme.

Banorët e fshatit Arshi Lengo janë vetëm disa nga mijëra banorët që vuajnë përditë për shkak të rrugëve të dëmtuara. Ata kërkojnë investime.

“Jemi mbuluar nga gropat dhe balta, ndërkohë që përmbytemi nga shiu gjithnjë, sepse ne nuk kemi as kanalizime”, tregon Kamber Shehu, banor i këtij fshati. Të njëjtin shqetësim kanë edhe banorët e fshatit Mashkullorë, sidomos ata që jetojnë në pjesën e sipërme.  “Rruga që lidh lagjen tonë me pjesën tjetër të fshatit është e mbuluar nga gropat dhe e bën të pamundur lëvizjen e makinave. Mezi shesim prodhimet tona blegtorale. Më vështirë e kemi në rastet e e urgjencave mjekësore apo zjarreve, se ambulancat dhe zjarrfikëset  e kanë të pamundur të lëvizin në këtë pjesë të fshati”, thotë njëri prej banorëve, Ymer Alikaj, banor i Mashkullorës.

Shqetësime për gjendjen e rënduar të rrugëve kanë ngritur vazhdimisht edhe banorët e fshatrave Kolonjë dhe Golem. Të gjithë këto fshatra i kanë kërkuar zyrtarisht bashkisë së Gjirokastrës ndërhyrje  me investime.

I pyetur nga Konica.al, nënkryetari i Bashkisë Gjirokastër, Vangjel Muço, pranon se gjendja është e vështirë. Sipas tij, me ndarjen e re territoriale, bashkia mori në dorëzim një rrjet të dëmtuar rrugor nga ish komunat. “Për shkak të vendodhjes gjeografike të Gjirokastrës, pjesa më e madhe e rrugëve shtrihen në zonat malore si Fushërbardhë, Kardhiq, Cepo, etj. Në këto segmente prej vitesh nuk ishin kryer investime madhore, ndërkohë që është punuar vetëm për mirëmbajtien e tyre”. Aktualisht bashkia administron rreth 80 kilometra rrugë rurale. “Gjendja e tyre e rëndë, pamundësia për lëvizjen e mjeteve, kërkon investime të mëdha. Përgjatë dimrit që lamë pas, ne u kujdesëm për mirëmbajtien e rrugëve rurale dhe sidomos atyre që përshkojnë zonat malore. Me fondet që kemi, bashkia nuk mund të përballojë investime madhore”, shprehet Muço.

Sipas tij, në disa raste është dashur ndërhyrja e mjeteve të ushtrisë për mirëmbajtjen e rrugëve të fshatrave. Por si do të jetë e ardhmja? Në buxhetin e këtij vitit, bashkia me të ardhurat e saj ka parashikuar disa investime në segmentet rrugore të njësive administrative dhe fshatarave, dhe tani po rehabilitohet segmenti rrugor Picar-Kolonjë dhe ai  Dhoksat-Qesorat. Bashkia ka dorëzuar pranë qeverisë qendrore edhe disa projekte të tjera për marrjen e financimeve në lidhje me rikonstuksiosnin e rrugëve që lidhin njësitë administrative me qendrën.  Zbatimi i këtyre projekteve synon të lehtësojë jo vetëm  qarkullimin normal të mjeteve në fshatrat e Gjirokastrës por të ndikojë edhe në zhvillimin ekonomik të këtyre zonave./konica.al

Related Posts

Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Tepelenë, një i dëmtuar lehtë

10/03/2026
Moti i keq/ Policia thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor
Kryesore

Sherr mes shoferëve në aksin Levan-Tepelenë, 38-vjeçari shpallet në kërkim

10/03/2026
Përmetari bën “të fortin” me policinë në Gjirokastër, nuk i ndalon në rrugë sepse transportonte klandestinë, shpallet në kërkim
Kryesore

I gjejnë kanabis me vete, arrestohet i riu nga Asim Zeneli

10/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Gjirokastër, i riu shpallet në kërkim, mashtroi një person se do t’i blinte makinën dhe u largua

10/03/2026
Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut
Kryesore

Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut

10/03/2026
Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh
Kryesore

Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh

10/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Yamal i shpëton në limite, Barça vuan ndaj Newcastle, por Flick premton: Në Camp Nou do jetë ndeshje tjetër

Yamal i shpëton në limite, Barça vuan ndaj Newcastle, por Flick premton: Në Camp Nou do jetë ndeshje tjetër

11/03/2026
“Nuk e prisja këtë rezultat”, Kompany përkëdhel dyshen Diaz-Olise. Palladino pa fjalë: Nuk kisha parë kurrë diçka të tillë

“Nuk e prisja këtë rezultat”, Kompany përkëdhel dyshen Diaz-Olise. Palladino pa fjalë: Nuk kisha parë kurrë diçka të tillë

11/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al