Policia e Gjirokastrës ka ndaluar një 50-vjeçar. Shtetasi A.Zh, banues në Gjirokastër, akuzohet për dy vepra penale: “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”. Policia nuk jep më tepër detaje rreth këtij rasti, në cilin burg ishte i dënuari dhe ku u ndalua. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë.
©ArgjiroLajm.net









