Një shtëpi është vjedhur ditën e djeshme në Gjirokastër. Ngjarja ndodhi në lagjen ’11 Janari’, ku një person i paidentifikuar mësohet se ka hyrë në shtëpinë e shtetasit DH.Pesha, të cilit i ka marrë një sasi parash dhe një orë dore. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
©argjiroja.net









