Policia e Gjirokastrës ka bërë kallëzim në Prokurori për një 32-vjeçare, banuese në fshatin Arshi Lengo. Sipas njoftimit për media, shtetësja M.N, akuzohet për veprën penale: “Dhënia ndihmë një të burgosuri për largim”. Policia nuk jep më tepër detaje rreth këtij rasti, se çfarë ndihme ka dhënë konkretisht 32-vjeçarja dhe ndaj kujt. Kujtojmë që në një tjetër njoftim, policia thotë se shtetasi A.Zh 50 vjeç, banues në Gjirokastër, është larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit, por është kapur më vonë. A kanë lidhje të dy ngjarjet me njëra-tjetrën?
©ArgjiroLajm.net









