• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastra magjike e Festave të Fundvitit

27/12/2022
Gjirokastra magjike e Festave të Fundvitit

Nga Blerim Kore

Në këtë fundvit, Gjirokastra e gurtë, është mbuluar nga manteli shumëngjyrësh i festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Qyteti, zona historike dhe ajo moderne, Pazari tradicional, rrugët e kalldrëmta, komplekset e shtëpive karakteristike janë zbukuruar nga një dekor i veçantë, i cili e bën magjike dhe mbresëlënëse atmosferën e Fundvitit, për banorët dhe turistët.

Zona historike, oazi i festave

Një dekor i veçantë, dritat shumëngjyrëshe në Pazarin karakteristik, sheshin “Çerçiz Topulli”, fasadat e gurta, bredhi i festave dhe simbolikat e tjera të fundvitit e bëjnë zonën historike të Gjirokastrës, gjatë këtyre ditëve një oaz të vërtetë feste. “Prej ditëve të para të muajit dhjetor, në gjithë qytetin dhe veçanërisht në zonën muzeale kemi vendosur dekorin festiv të fundvitit. Ndërsa kemi përfunduar fazën e parë të projektit për parkimin nëntokësor në sheshin “Çerçiz Topulli”, kemi bërë të mundur bërjen funksionale të kësaj hapesire gjatë periudhës së festave”, shprehet kryetari i Bashkisë, Flamur Golemi. Dekori shumëngjyrësh i përshtatet qytetit të gurtë, duke bërë të mundur zbukurimin e mjediseve të ndryshme, por edhe shndërrimin e Gjirokastrës, në një destinacion të preferuar turistik, për festat e fundvitit. Gjithashtu dekori festiv zbukuron edhe pjesën moderne të qytetit, duke i falur Gjirokastrës një atmosferë të veçantë në këtë fundvit. Natyrshëm, Qafa e Pazarit dhe zona historike e qytetit, tërheqin më shumë vizitorë, duke përfshirë banorët, por edhe turistët vendas dhe të huaj. Ne mjediset e sheshit “Çerçiz Topulli” është instaluar Fshati i Festave.

Pjesë e tij janë simbolikat e festave si dhe 20 shtëpiza druri ku tregëtohen punime artizanati apo produkte tradicionalë. Bredhi shumëngjyrësh, slita me drerë dhe simbolikat e tjera të festave tërheqin banorë të mkoshave të ndryshme, të cilët nxitojnë të fiksojnë në fotografi këto momente të paharrueshme për ta. Gjatë periudhës së festave ky mjedis po gjallërohet edhe nga koncertet dhe shfaqjet kulturore me pjesëmarrjen e artistëve të mirënjohur, duke tërhequr banorët por edhe vizitorët. “Falë atmosferës së festave zona historike e Gjirokastrës është mjaft tërheqëse, ndërkohë që menduam të shëtisim gjatë kësaj mbrëmje me shoqërinë, në rrugët e kalldrëmta që janë zbukuruar mjaft bukur me drita shumëngjyrëshe”, shprehet Elda, ndërsa së bashku me një grup të rinjsh viziton zonën muzeale. Megjithë temperaturat e ftohta të stinës sërish zonës muzeale edhe në këtë periudhë nuk i mungojnë turistët. Në grupe familjare apo të organizuar ata udhëtojnë nga qytete të ndryshme të vendit, për të prekur magjinë e festave të fundvitit, në Gjirokastrën e gurtë. “Kam ardhur nga Shkodra së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët.

Në këtë periudhë Gjirokastra është e veçantë me dekorin e festave, kështu që vendosëm të vizitojmë qytetin dhe kalanë, duke e cilësuar dhe si një udhëtim për fundvitin. Gjithçka është e bukur falë edhe dekorit, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes”, shprehet mysafiri nga Shkodra. “Është hera e parë që vij në Shqipëri dhe në qytetin tuaj. Gjithçka këtu është mbresëlënëse, një dekor i veçantë që zbukuron ndërtesat historike”, shprehet Bertrami, një turist nga Gjermania, i cili së bashku me miqtë e tij po vizitojnë qytetin e gurtë. Janë të shumta fotografitë e shkrepura mes dekorit dhe peizazhit të veçantë, që ofron zona muzeale. Të pranishmit fiksojnë në fotografi momente nga vizita e tyre, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes.

Festat gjallërojnë turizmin.

Tashmë festat e fundvitit janë kthyer në një mundësi mjaft e mirë për gjallërimin e Gjirokastrës dhe nxitjen e turizmit. “Dekori i veçantë, organizimi i aktiviteteve të shumta kulturore nga bashkia në bashkëpunim me subjektet lokale dhe kombëtare synon jo vetëm gjallërimin e atmosferës së festave, por edhe tërheqjen e turistëve vendas dhe të huaj në Gjirokastër, gjatë kësaj periudhe”, pohon kryebashkiaku Flamur Golemi.

Falë punës së bërë qyteti i gurtë, po vizitohet nga turistë duke qenë një destinacion i përzgjedhur këtë fundviti. Administratorët e turizmit familjar shprehen se, kanë patur kërkesa për akomodim gjatë periudhës së fundvitit si nga vizitorët vendas ashtu edhe të huaj. “Falë vlerave dhe atmosferës së veçantë, tashmë Gjirokastra është një destinacion turistik i përzgjedhur, për festat e fundvitit”, shprehet Aldo, i cili administron një bujtinë turistike. Mjeshtri i kulinarisë karakteristike, Dëfrim Gjoça pohon se, tërheqëse për turistët janë dhe gatimet karakteristike të tavolinës së festave të fundvitit. “Vizitorët vendas dhe të huaj kërkojnë të shijojnë gatimet tradicionale që serviren në këtë periudhë për festat”, pohon ai

Vlerat e Gjirokastrës pasurojnë guidat turistike

Vlerat historike dhe arkitektonike të Gjirokastrës, po pasurojnë guidat turistike të fundvitit, duke e bërë udhëtimin më tërheqës për vizitorët vendas dhe të huaj. Pjesë e tyre janë resurset natyrore, traditat dhe trashëgimia kulturore në qytet dhe zonat rurale.Vizitat në kalanë e Argjiros, Pazarin karakteristik, muzeumet e qytetit, banesat e Zekatëve, Skëndulajve,etj janë elementët kryesorë të guidave turistike gjatë këtyre ditëve. Udhërrëfyesit turistikë pohojnë, se falë vlerave të traditës por edhe atyre natyrore, në këtë periudhë të vitit Gjirokastra vazhdon të vizitohet nga turistët.

Sipas tyre, janë vizitorët vendas por edhe ata të huaj, të cilët për festat e fundvitit dëshirojnë të udhëtojnë drejt Gjirokastrës, duke përjetuar mbresa të paharrueshme gjatë vizitës në qytet dhe rrethinat. Vlerë e shtuar për guidën turistike është peizazhi mbresëlënës i Parkut Natyror të Viroit por nuk mungojnë udhëtimet në Parkun Arkeologjik të Antigonesë, fshatrat turistike dhe objektet e trashëgimisë kulturore në zonën e Lunxhërisë, Cepos, etj, duke e bërë me afektiv udhëtimin e fundvitit, në zonën e Gjirokastrës. Natyrshëm pjesë e ofertës turistike është edhe organizimi i eventeve kulturore, promovimi i vlerave të traditës, folklorit, gatimeve karakeristike, etj. Edhe këtë fundviti Gjirokastra është ndër destinacionet e preferuara turistikë, duke lënë mbresa të pashlyeshme për vizitorët dhe turistët./ Fjala

Related Posts

Spiropali flet për gazetën greke: Po vij në Athinë për të diskutuar gjithçka
Kryesore

Spiropali flet për gazetën greke: Po vij në Athinë për të diskutuar gjithçka

15/12/2025
Skeda/ Kush është Klodian Braho dhe dosjet që tronditën politikanët
Kryesore

Skeda/ Kush është Klodian Braho dhe dosjet që tronditën politikanët

15/12/2025
Provokimi i gazetës greke: A ishte Skënderbeu vërtet shqiptar?
Kryesore

Provokimi i gazetës greke: A ishte Skënderbeu vërtet shqiptar?

15/12/2025
Iu përmbys traktori duke punuar tokën, humb jetën 62-vjeçari
Kryesore

Iu përmbys traktori duke punuar tokën, humb jetën 62-vjeçari

14/12/2025
Rama: Në Kryeministri erdhën disa trimosha të BKH-së, nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së Gardës
Kryesore

Rama: Në Kryeministri erdhën disa trimosha të BKH-së, nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së Gardës

14/12/2025
Artjol Saliasi, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë, merr kompetencat drejtuese të AMP
Kryesore

Shpërndanin kokainë, arrestohen dy persona

13/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Demi Lovato shfaq humbjen drastike të peshës gjatë një mbrëmjeje romantike me bashkëshortin

Demi Lovato shfaq humbjen drastike të peshës gjatë një mbrëmjeje romantike me bashkëshortin

15/12/2025
Emma Stone rikthehet në ekran me “Bugonia”, një film që sfidon kufijtë e realitetit

Emma Stone rikthehet në ekran me “Bugonia”, një film që sfidon kufijtë e realitetit

15/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al