• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastra multikulturore në romanin “Funerali i hijes”, i Odise Kote

12/04/2017
Gjirokastra multikulturore në romanin “Funerali i hijes”, i Odise Kote

“Roman befasues”, e cilëson Dorian Koçi, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, veprën më të fundit të Odise Kotes, i cili u promovua në sallën UNESCO të Muzeut Historik Kombëtar. Madje ai shtoi se e ka lexuar dhe rilexuar me kujdes këtë krijim të ri që i bashkangjitet letrave shqipe, në një kohë ambiciesh ku çdo shkrimtar kërkon lexuesit e tij.

Në një atmosferë letrare, me të ftuar të shumtë, shkrimtari Odise Kote me rezidencë në Gjirokastër preferoi që romanin e tij të fundit ta prezantojë në Tiranë.

“E përgëzoj autorin pasi ka krijuar një tipologji të veçantë, në një roman ku flitet për një Gjirokastër multikulturore, me një leksik të rrallë e cila ka fituar qytetarinë nga pena e Odise Kotes”, tha në fjalën e tij përshëndetëse drejtori i Muzeut Kombëtar. Ai theksoi gjithashtu se në këtë roman autori priret nga remineshenca e Realizmit Magjik e ku shumë rëndësi merr dhe dialogu i hapur i cili nxjerr në pah anatominë e keqe të së shkuarës.

Romani e vendos subjektin në kohën e ndryshimeve social politike në Shqipëri, në fund të viteve ’40 të shekullit të kaluar, duke e vendosur në qytetin e Gjirokastrës. Rreth një ngjarjeje të vetme – zhdukjes së bankierit Petro – vërtitet një botë e madhe dhe e pasur në zhbirime psikologjike, në kolorit lokal, ku jeta e panjohur dhe e papritur që po vjen, po shemb të gjitha pikat e mëparshme të referencës.

“Romani, pavarësisht atmosferës sureale – që në të vërtetë është reale, por tingëllon si e tillë, për shkak të veçanësisë së Gjirokastrës dhe këtu duhet të rrekemi e të kuptojmë se ku mbaron e veçanta dhe ku fillon fantazia, gjë aspak e lehtë – ka një galeri shumë interesante personazhesh”, tha mes të tjerash shkrimtarja Diana Çuli.

Ajo shtoi se “romane të tilla, janë një prurje entuziaste në lëvrimin e vazhdueshëm të letërsisë sonë, janë shpresa se letërsia shqipe, megjithë uljet e ngritjet e saj, gjithnjë ngre kokë me vlera artistike dhe me seriozitet”.

Studiuesi Behar Gjoka bëri një analizë më të detajuara të të gjithë romanit, ndërsa publicisti Ben Andoni vlerësoi dialektin e zonët të hedhur në roman që ai e cilësoi si “mrekullia e shkrimit”. Në prezantim foli dhe gazetari i njohur Aleksandër Çipa. /ATA/

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shtëpia kapsulë: Si po përballet Toney me distancimin nga banorët

Shtëpia kapsulë: Si po përballet Toney me distancimin nga banorët

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al