• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastra në emergjencë, nis puna për pastrimin e rrugëve nga inertet (VIDEO)

07/01/2026
Gjirokastra në emergjencë, nis puna për pastrimin e rrugëve nga inertet (VIDEO)

Gjirokastra është përfshirë nga një situatë e rënduar si pasojë e motit ekstrem dhe reshjeve intensive të shiut, të cilat sipas autoriteteve vendore janë ndër më të fortat e regjistruara ndonjëherë në qytet. Si pasojë, në disa prej lagjeve të poshtme janë regjistruar vërshime inertesh dhe dëme materiale të konsiderueshme.

Kryebashkiaku i Gjirokastrës ka reaguar përmes një mesazhi publik, duke bërë të ditur se të gjitha strukturat bashkiake, mjetet dhe punonjësit janë në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për përballimin e situatës dhe normalizimin e gjendjes.

“Fatmirësisht nuk kemi asnjë pasojë në jetë njerëzish, por vetëm dëme materiale në disa banesa, biznese dhe automjete,” – thekson kryebashkiaku, duke shtuar se puna do të vijojë pa ndalim gjatë gjithë natës dhe ditën e nesërme.

Ai u ka bërë apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, si për të garantuar sigurinë e tyre, ashtu edhe për të mos penguar ndërhyrjen e skuadrave të emergjencave që ndodhen në terren.

Në mesazhin e tij, kryebashkiaku ka vënë theksin edhe te solidariteti dhe bashkëpunimi qytetar, duke shprehur bindjen se me kurajo, durim dhe frymë solidariteti, Gjirokastra do ta kalojë edhe këtë situatë të vështirë.

Për çdo emergjencë apo nevojë për ndihmë, qytetarët ftohen të kontaktojnë menjëherë numrin 112, ndërsa situata vijon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga autoritetet.

Related Posts

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident
Kryesore

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

17/09/2026
4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri
Kryesore

4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri

17/09/2026
Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Betis fiton ndaj Getafes, Villareal thyen me përmbysje Malagan

VIDEO/ Betis fiton ndaj Getafes, Villareal thyen me përmbysje Malagan

18/09/2026
Juventus e nis “zjarr” Europa League, 5 gola ndaj Nijmegen

Juventus e nis “zjarr” Europa League, 5 gola ndaj Nijmegen

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al