Dikur këmbana e sahatit në Kalanë e Gjirokastrës dëgjohej pothuajse në të gjithë Luginën e Drinos. Ndërsa sot ajo është jashtë funksionit.
Kulla e Sahatit u ndërtua në kohën kur Kalaja zotërohej nga Ali Pashë Tepelena.
Gjatë Luftës së Parë Botërore ajo u dëmtua ndërsa sahati u mor nga grekët.
Televizioni Gjirokastra sjell një reportazh për këtë sahat, që nëse do të ishte ende funksional do të zgjonte ndoshta sërish qytetin e gurtë.