• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastra surprizon turistët e huaj: Do rikthehemi (VIDEO)

13/07/2019
Gjirokastra surprizon turistët e huaj: Do rikthehemi (VIDEO)

Edhe këtë vit Gjirokastra dhe rrethinat e saj përbëjnë një prej destinacioneve më të rëndësishme të turizmit dhe aventurës në vend. Kalaja e Gjirokastrës, Parku i Antigonesë, mbeten dy prej atraksioneve më shumë të pëlqyera për turistët e huaj dhe ato vendas. Të ardhur nga vende të ndryshme të botës si Italia, Republika Ceke, Izraeli, Polonia madje Kina dhe Japonia e largët, vizitorët shprehen të mrekulluar nga gjithçka që Shqipëria dhe qyteti i Gjirokastrës ofron. Ata shprehen se natyra dhe bukuria e vendit tonë do ti ktheje sërish këtu.

“Jam turiste italiane dhe është hera e parë që vij në Shqipëri. Të them të drejtën ka qenë një surprizë e vërtetë sidomos në profilin e plazhit, deti ka qene i mrekullueshëm i bukur. Kjo është një zonë antike por na ka entuziazmuar për karakteristikat dhe bukuritë që ka. Gjirokastra është shumë e veçantë e bukur, njerëzit janë shumë të këndshëm dhe të dashur.” shprehet një nga turistët.

“Është hera e parë që vizitoj këtë vend. Është një vend tipik. Shqiptarët më pëlqejnë. Ushqimi gjithashtu më ka pëlqyer. Natyra dhe pjesa e vjetër e qytetit do të më bënin të rikthehesha sërish sepse vendi këtu është shumë i bukur. Unë jam fotograf dhe më pëlqen këtu.” tha turisti.

“Jam nga Republika Ceke dhe është hera e parë që vizitoj këtë qytet. Cdo gjë në Gjirokastër më pëlqen. Sa i takon njerëzve mendoj se janë shumë miqësorë. Këtu kam provuar vetëm kafen” tha një tjetër turist.

“Jam nga Izraeli dhe është hera e parë që vizitoj Gjirokastrën. Kështjella është shumë e bukur dhe atmosfera gjithashtu. Njerëzit këtu na kanë ndihmuar shumë, janë shumë miqësorë. Kënaqësi të jem këtu” u shpreh një izraelit.

“Njerëzit janë shumë të mrekullueshëm, këndshëm dhe e kemi shijuar këtë udhëtim veçanërisht prej tyre. Edhe unë jam nga Izraeli. Historia është shumë e veçantë, ka vende specifike.” tha një turist tjetër.

Ndërsa, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Vasil Polo shprehet se Gjirokastra këtë vit ka më pak turistë se një vit më parë.

Vetëm për pjesën e parë të viti 2019 qyteti antik i Gjirokastrës është vizituar nga 35 870 turistë vendas dhe të huaj./report tv

Related Posts

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)
Kryesore

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)

30/08/2026
Aksident tragjik, makina përplas për vdekje 78-vjeçarin që lëvizte me biçikletë
Kryesore

Aksident tragjik, makina përplas për vdekje 78-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

30/08/2026
Kumbaro hap arkivën: Gjirokastrën e kam parë të rrënohej para syve të mi. Me rilindjen urbane një ëndërr u kthye në realitet (VIDEO)
Kryesore

Kumbaro hap arkivën: Gjirokastrën e kam parë të rrënohej para syve të mi. Me rilindjen urbane një ëndërr u kthye në realitet (VIDEO)

30/08/2026
Shtëpitë e Gjirokastrës në rrezik shembje “i merr shteti”, Gonxhja: Nuk do të lihen në mëshirë të fatit (VIDEO)
Kryesore

Shtëpitë e Gjirokastrës në rrezik shembje “i merr shteti”, Gonxhja: Nuk do të lihen në mëshirë të fatit (VIDEO)

30/08/2026
E rëndë/ Masivi i dheut shembet gjatë hapjes së pusit, humb jetën 31-vjeçari
Kryesore

E rëndë/ Masivi i dheut shembet gjatë hapjes së pusit, humb jetën 31-vjeçari

30/08/2026
Erjona Ismaili heq dorë nga bashkëdrejtimi i PS Vlorë
Kryesore

Erjona Ismaili heq dorë nga bashkëdrejtimi i PS Vlorë

30/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Premier League/ Vendos një gol, Arsenal  fiton në Birmingham

Premier League/ Vendos një gol, Arsenal fiton në Birmingham

01/09/2026
I kërkoj falje, beteja ime ndaj sistemit! – Balkanweb.com – News24

Pas goditjes ndaj arbitrit, Xhaferri: I kërkoj falje, beteja ime ndaj sistemit!

31/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al