• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjoba deri në 200 mijë lekë kush hedh plehrat nga makina

29/08/2026
Gjoba deri në 200 mijë lekë kush hedh plehrat nga makina

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka paralajmëruar të gjithë udhëtarët që hedhin mbetje nga automjetet se do të përballen me ndëshkime me gjobë në bazë të ligjit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ARRSH ka njoftuar se në bazë të ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, shkelësit dënohen me gjobë nga 65 mijë deri në 200 mijë lekë.

ARRSH njofton gjithashtu se në ditët në vijim, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, do të intensifikohen kontrollet përmes kamerave inteligjente përgjatë rrjetit rrugor, me qëllim identifikimin e rasteve të hedhjes së mbetjeve nga automjetet.

ZERO TOLERANCË NDAJ NDOTJES SË RRUGËVE!

Rrugët e Shqipërisë nuk janë kosh plehrash.

Në një kohë kur mijëra qytetarë dhe turistë udhëtojnë çdo ditë nëpër vend, nuk do të tolerohet më asnjë akt papërgjegjshmërie nga ata që hedhin mbetje nga automjetet apo i braktisin në hapësirat përgjatë rrugëve.

Ekipet e mirëmbajtjes së ARRSH janë çdo ditë në terren për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit rrugor. Por puna e tyre nuk mund të kthehet në një cikël të pafund pastrimi për shkak të individëve që zgjedhin të ndotin.

Hedhja e një shisheje, qeseje apo çdo mbetjeje tjetër nga automjeti është SHKELJE E LIGJIT.

Sipas Ligjit nr. 57/2025, datë 16.10.2025, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, shkelësit dënohen me GJOBË NGA 65,000 DERI NË 200,000 LEKË.

NGA PARALAJMËRIMI TEK NDËSHKIMI.

Në ditët në vijim, ARRSH, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, do të intensifikojë kontrollin përmes kamerave inteligjente përgjatë rrjetit rrugor, me qëllim identifikimin e rasteve të hedhjes së mbetjeve nga automjetet.

Automjeti dhe shkelësi do të identifikohen. Shkelja do të dokumentohet. Masa ndëshkuese do të zbatohet.

Nuk ka “vetëm një shishe”.

?? RRUGËT JANË PASURI PUBLIKE. PASTËRTIA ËSHTË PËRGJEGJËSI E ÇDO QYTETARI.

Mos e hidh mbetjen nga dritarja.

Mbaje në automjet. Hidheni në vendin e përcaktuar.

?? ZERO TOLERANCË NDAJ NDOTJES.

Related Posts

20 të ndaluar për drogë dhe armë në Sarandë, goditet grupi kriminal (VIDEO)
Kryesore

20 të ndaluar për drogë dhe armë në Sarandë, goditet grupi kriminal (VIDEO)

06/09/2026
Levani bëhet “zi”, zjarret “përpijnë” 6 fshatra. Banorët me lot në sy
Kryesore

Levani bëhet “zi”, zjarret “përpijnë” 6 fshatra. Banorët me lot në sy

06/09/2026
Tronditet Tirana, plagoset polici i "Shqiponjave"
Kryesore

Operacion antidrogë në Sarandë, sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

06/09/2026
Aksident tragjik në Athinë, vdes regjisorja 29-vjeçare, familjarët gati t’i realizojnë filmin e fundit
Kryesore

Aksident tragjik në Athinë, vdes regjisorja 29-vjeçare, familjarët gati t’i realizojnë filmin e fundit

06/09/2026
Rama ultimatum bizneseve në Lungomaren e Vlorës: Koha për të çliruar trotuaret!
Kryesore

Tronditet Vlora, dhunohet dhe kërcënohet biznesmeni Vasil Bedinaj: Më kërkuan 5 milionë euro!

03/09/2026
Rama: KLP e KLGJ janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi. Kur s’iu mjaftojnë atyre rrogat, imagjinoni administratën
Kryesore

Rama: KLP e KLGJ janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi. Kur s’iu mjaftojnë atyre rrogat, imagjinoni administratën

03/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

20 të ndaluar për drogë dhe armë në Sarandë, goditet grupi kriminal (VIDEO)

20 të ndaluar për drogë dhe armë në Sarandë, goditet grupi kriminal (VIDEO)

06/09/2026
I “burgosur” në Madrid, Julian Alvarez mund të largohet në janar, në garë futet edhe PSG – Balkanweb.com – News24

I “burgosur” në Madrid, Julian Alvarez mund të largohet në janar, në garë futet edhe PSG

06/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al