• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjykata e Gjirokastrës dënon ekstremistin grek: Bëri thirrje antishqiptare në Bularat

18/02/2021
Gjykata e Gjirokastrës dënon ekstremistin grek: Bëri thirrje antishqiptare në Bularat

Është dënuar me 8.6 vite burg në mungesë kreu i Lëvizjes për Ringjalljen e Vorio Epirit, Mondi Kolila, për shkak se ka fyer simbolet kombëtare të Shqipërisë.

Ai akuzohet për trazirat që kanë ndodhur në jug të vendit në datën 12 Maj të 2018 në fshatin Bularat, nga ku pas shpalljes në kërkim nga Policia Kolila u largua drejt Greqisë.

Hetimet për Kolilën kishin nisur që prej vitit 2018 nga prokuroria e Gjirokastrës, ndërkohë që vendimi për shpalljen e tij fajtor në mungesë është dhënë nga ana gjykatës së shkallës së parë në Gjirokastër.

Ky është dënimi i parë që jepet në Shqipëri për fyerjen e simboleve kombëtare. Kolila është akuzuar po ashtu për tubim të paligjshëm si dhe për shpërndarjen e shkrimeve antikushtetuese.

Veprat penale për të cilat është gjetur fatjor Kolila janë “Nxitje e urrejtjes ose grindjeve”, “Shpërndarje e shkrimeve antikushtetuese” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestimeve të paligjshme”.

Vendimi i plotë i Gjykatës

Me datë 12.05.2018 rreth orës 17.30 në fshatin Bularat, Bashkia Dropull, rrethi Gjirokastër në afërsi të shkollës së mesme të këtij fshati është mbajtur një tubim për përvjetorin e Protokollit të Korfuzit dhe autonominë e Epirit të Veriut, për luftetarët e rënë në vitin 1914, nga Lëvizja për Ringjalljen e Vorio Epirit. Në këtë tubim kanë qënë të pranishëm rreth 30 persona ku shumica prej tyre kanë ardhur nga Greqia si dhe pjestar të komunitetit të fshatrave të Bashkisë Dropull kryesisht të fshatit Bularat.

Fjalën e hapjes e ka mbajtur organizatori këtij tubimi, shtetasi Mondi Kolila kryetar i Lëvizjes për Ringjalljen e Vorio Epirit. Në këtë tubim janë mbajtur fjalime në lidhje me të ashtëquajturën çeshtje të Vorio Epirit ku janë shpërndare, libra në gjuhën greke që paraqesin rrethana e fakte historike disinformuese në lidhje me këtë çeshtje që nxisin urrejtje ose grindje midis kombësive racave dhe fesë.

Gjithashtu gjatë tubimit janë shpalosur dy flamuj grek me mbishkrimin 1914 (flamuj të Vorio Epirit), të cilët janë hequr mbas mbarimit të këtij aktiviteti, i cili ka zgjatur rreth 45 minuta. Për zhvillimin e këtij tubimi nuk është njoftuar policia vendore. Ky tubim është pasqyruar si lajm, nga disa media dhe gazeta online të përditshme shqiptare.

Nga Drejtoria e Antiterrorit është referuar në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, material procedurial në lidhje me këtë ngjarje. Nisur nga ky material Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka regjistruar procedimin penal nr.509, vitit 2018 në ngarkim të shtetasit Mondi Niko Kolila i datëlindjes 07/04/1963 lindur e banues ne Himare me gjendje civile i martuar me shtetësi Shqiptare, kombësi Greke, për veprat penale “Nxitje e urrejtjes ose grindjeve”, “Shperndarje e shkrimeve antikushtetuese” dhe “Organizimi dhe pjesmarrja ne grumbullime e manifestimeve te paligjshme”, parashikuar nga nenet 265, 225 dhe 262/1 i K.Penal. Hetimi në lidhje me këtë procedim penal është kryer nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë Antiterrorit Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Nga gjykimi i kryer në lidhje me këtë ngjarje nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, është provuar fakti penal në ngarkim të të pandehurit Mondi Niko Kolila si organizator i këtij tubimi dhe me datë 11.02.2021, Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër e ka shpallur fajtor dhe ka vendosur dënimin e tij me 8 vjet e 6 muaj burg për veprat penale “Nxitje e urrejtjes ose grindjeve”, “Shperndarje e shkrimeve antikushtetuese” dhe “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestimeve të paligjshme”, parashikuar nga nenet 265, 225 dhe 262/1 i K.Penal.

Related Posts

Vëllai i Pirro Dhimës arrestohet në Athinë, ju siguronte sportistëve doping
Kryesore

Vëllai i Pirro Dhimës arrestohet në Athinë, ju siguronte sportistëve doping

13/11/2026
86 kg kanabis në makinën e saj, arrestohet shqiptar­ja në Igumenicë
Kryesore

86 kg kanabis në makinën e saj, arrestohet shqiptar­ja në Igumenicë

13/11/2026
Vrasja e tifozit grek, i riu kroat arrestohet në Kakavijë
Kryesore

Në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, një shtetas i huaj arrestohet në Kakavijë

13/11/2026
Reuters: Pse nuk do të zhvillohet samiti i NATO-s në Tiranë në 2027
Kryesore

Reuters: Pse nuk do të zhvillohet samiti i NATO-s në Tiranë në 2027

13/11/2026
Protesta, Apeli liron nga arresti të riun nga Gjirokastra
Kryesore

Protesta, Apeli liron nga arresti të riun nga Gjirokastra

13/11/2026
Sarandë, tregu plot, por s’ka kush t’i blejë (VIDEO)
Kryesore

Ligji i varfërisë: Pse shqiptarët shpenzojnë 3 herë më shumë se europianët për ushqim

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Do largohet nga drejtimi i SHBA/ “Nuk është e lehtë”, Pochettino në lot në konferencë për shtyp

Do largohet nga drejtimi i SHBA/ “Nuk është e lehtë”, Pochettino në lot në konferencë për shtyp

13/11/2026
Vëllai i Pirro Dhimës arrestohet në Athinë, ju siguronte sportistëve doping

Vëllai i Pirro Dhimës arrestohet në Athinë, ju siguronte sportistëve doping

13/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al