POLICIA E SHTETIT
Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacioneve me DVP Durrës, Policia Kufitare kapi shtetasin e shpallur në kërkim D. B., 29 vjeç, banues në Kavajë. Gjykata e Durrësit, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Durrës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.