• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjykata kundër SPAK: Beqaj duhet të akuzohet edhe për “falsifikim të dokumenteve”

25/11/2023
Alarmante/ Mbi 500 mjekë janë larguar nga Shqipëeria vitet e fundit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk është dakord me vendimin e SPAK për masën e sigurisë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Në një vendim të zbardhur prej rreth 300 faqesh, thuhet se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se personi nën hetim Ilir Beqaj, krahas figurës së veprës penale “Shpërdorim i detyrës” ka konsumuar edhe elementët e figurës së veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”.

“Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet”, thuhet midis të tjerash .

“Ky fakt evidenohet për të përcaktuar rëndësinë e faktit në rastin konkret ose masës së dënimit që mund të caktohet ndaj personit nën hetim. Gjykata çmon të ritheksoj se termin ligjor “rëndësia e faktit” parashikuar nga nenet 229 dhe 260 i K.Pr.Penale nuk nënkuptohet cilësimi juridik që i bëhet faktit nga prokuroria, por nënkupton një veprim, sjellje dhe fakt,) që i korrespondon një vepre penale të parashikuar nga Kodi Penal dhe që i nënshtrohet një vlerësimi të pavarur nga gjykata kur shqyrton kërkesën për caktimin ose zëvendësimin e masës së sigurimit. Përkundrazi, gjykata pas administrimit të provave mund të konkludojë se jemi përpara një cilësimi juridik të gabuar të prokurorisë që në fazën e hetimit paraprak. Përcaktimi i saktë i normës që parashikon veprën penale, ka një rëndësi themelore, sepse është një parakusht për respektimin e parimit të ligjshmërisë”, thuhet midis të tjerash në vendim.

Sa i përket koncesionit të sterilizimit, Gjykata vlerëson se koncesioni përfitoi instrastrukturën falas nga spitalet ndërsa energjia elektrike u pagua nga shteti. “Jemi të paqartë përse ministria mund të ketë gjykuar që ndërkohë që konçesionari paguhet për shërbimin e sterilizimit, infrastruktura të vihet falas në dispozicion nga spitali, ndërsa shpenzimet bazë si energjia elektrike, uji, avulli të paguhen nga buxheti i shtetit? A jemi këtu përpara shkeljes së ligjit, ku një shërbim i faturohet dy herë buxhetit të shtetit? Kemi parasysh këtu raportin e Kontrolli të Lartë të Shtetit (KLSH), në të cilin ngrihet shqetësimi se në Spitalin Universitar të Traumës, si pasojë e kësaj kontrate konçesionare ka patur një rritje të konsumit të energjisë elektrike me një vlerë rreth 32’000 Euro. Gjithashtu sipas KLSH në Spitalin e Durrësit konccesionari nuk ka ndjekur procedurat ligjore për marrjen me qira të ambienteve të spitalit, si dhe ka rritur kostot e spitalit për energji elektrike dhe ujë në një vlerë 7’706’844 lekë”, thuhet në vendim.

Gjykata thekson gjithashtu në vendim, se koncesioni i sterilizimit shkaktoi dëme të mëdha financiare. “Pranimi i ofertës së bashkimit të OE Servizi Italia, në vlerën rreth 3 miliard lekë të reja mbi vlerën totale të koncesionit; Veprimet ose mosveprimet e titullarëve për mos vënien në funksion të aseteve të QSUT, kanë shkaktuar shpenzime jo të menaxhuara me ekonomicitet, efiçencë, dhe efektivitet për buxhetin e shtetit; Kontrata u firmos me një vlerë 505 mln lekë më pak nga ajo që kishte oferuar Konçensionari; Autoriteti Kontraktor, Ministria e Shëndetësisë ka negociuar Kontratën në favor të koncensionarit dhe në dëm të buxhetit të shtetit në një vlerë prej 58, 814,793 lekë për shpenzimet e energjisë elektrike dhe të ujit (deri në muajin Prill 2022 të zbatimit të Kontratës)”, vijon vendimi i GJKKO.

GJKKO thekson gjithashtu se Ilir Beqaj në cilësinë e ministrit të Shëndetësisë lejoi koncesionin duke i shkaktuar dëme të mëdha financiare shtetit ndërkohë që nëse do të ishte vënë në punë qendra e sterilizimit do t’i kushtonte më pak buxhetit publik. “Në rastin konkret personi nën hetim I.B. në cilësinë e ministrit të Shëndetësisë ka lejuar të jepet koncesioni në vlerën 9, 657, 000, 000 (pa TVSH) për një afat 10-vjeҫar, ndërkohë që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit nëse do të ishte vënë në shfrytëzim Qendra e Sterilizimit me pajisje moderne kostoja për 10 vite do të ishte 960 000 000 lekë. Pra, ekziston dyshimi i arsyeshëm se me dashje personi nën hetim I.B. i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerën 8 697 000 000 Lekë (9 657 000 000 – 960 000 000). Kjo është pasoja duke prezumuar që vlera e kontratës do të ishte aq sa është njoftuar fillimisht në fillin të procedurës, pasi sikurse do të analizohet më poshtë vlera e kontratës së koncesionit nuk dihet me siguri, sepse gjatë zhvillimit të procedurës vlera e kontratës ndryshoi nga vlera totale në shumën 9, 657, 000, 000 (pa TVSH) në një vlerë indikative, ku nuk dihet se sa do të shkojë konsto e konҫesionit në përfundim të afatit 10 vjeçar”.

Related Posts

Ardit Bido i bën padi në gjykatë: Ka ardhur momenti që Arjan Çani të përballet me drejtësinë për shpifjet dhe deklaratat antishqiptare!
Kryesore

Ardit Bido i bën padi në gjykatë: Ka ardhur momenti që Arjan Çani të përballet me drejtësinë për shpifjet dhe deklaratat antishqiptare!

23/06/2026
Spiropali nis sot vizitën në Greqi, diskutime për çështjen e detit dhe integrimin në BE
Kryesore

Elisa Spiropali ka një poezi për ata që e sulmojnë: Lexojeni kur t’ju merren mënd…

23/06/2026
‘Grupe serbe e greke që punojnë kundër Shqipërisë’/ Reagon Rama: Avash-avash të gjithë do dalin! Flamingot do habiten si ranë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme
Kryesore

Rama për Dritan Goxhaj: Manipulator gjysmë taleban e gjysmë mitoman

23/06/2026
Braçe: Nuk bëhem deputet i pavarur. Do vijoj t’i rri përballë partisë time për të vërteta që refuzon
Kryesore

Braçe: Nuk bëhem deputet i pavarur. Do vijoj t’i rri përballë partisë time për të vërteta që refuzon

23/06/2026
Plani i Dritan Goxhaj për “Shqipërinë e Re” dhe rrëzimin e Edi Ramës
Kryesore

Plani i Dritan Goxhaj për “Shqipërinë e Re” dhe rrëzimin e Edi Ramës

23/06/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërimet e reja

23/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Dopietë e CR7, Portugalia “keqtrajton” Uzbekistanin në Botëror, 5 gola në Teksas

VIDEO/ Dopietë e CR7, Portugalia “keqtrajton” Uzbekistanin në Botëror, 5 gola në Teksas

23/06/2026
Deschamp në histori, bëhet trajneri më i suksesshëm i Botërorëve

Deschamp në histori, bëhet trajneri më i suksesshëm i Botërorëve

23/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al