• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjysma e shqiptarëve kanë Facebook, ja ku renditemi në Europë

19/08/2017
Gjysma e shqiptarëve kanë Facebook, ja ku renditemi në Europë

Rrjetet sociale po bëhen pjesë e përditshmërisë për një pjesë të madhe të shqiptarëve, sidomos të rinjve.

Të dhënat e fundit të Internetworldstat tregojnë se Shqipëria ka 1.4 milionë përdorues të Facebook, një shifër që është gati sa 50% e totalit të popullsisë, që jeton brenda vendit.

Por, kjo nuk është vetëm një mani shqiptare. Të dhënat krahasuese tregojnë se Shqipëria është e 22-a në Europë sa i përket përdorimit të Facebook, në raport me popullsinë.

Vendet me përdorimin më të lartë të këtij rrjeti social janë Monako, Islanda, Malta, Gjibraltari, Mbretëria e Bashkuar, si dhe vendet nordike Danimarka. Norvegjia, Suedia etj, ku përqindja e përdoruesve të Facebook varion nga 60 në 75%.

Të gjitha vendet e rajonit, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi janë “fanatikë” të ngjashëm të Facebook me rreth 50% penetrim.

Nëse shohim një tregues tjetër, atë të përdoruesve të Facebook ndaj totalit të personave që kanë internet, Shqipëria e ka këtë indikator rreth 78%, duke u ngjitur në vendin e 12 në Europë.

Shqipëria ka një penetrim të internetit prej 62.6% të popullsisë, duke u renditur e 37-a në Europë (në dhjetëshen e fundit).

Interesant është Kosova, që ndonëse ka një penetrim shumë më të lartë të internetit sesa Shqipëria, prej rreth 80%, përdorues të Facebook janë vetëm 30% e popullatës.

Nuk preferojnë të humbin kohën në rrjetet sociale as gjermanët, ku vetëm 40% e popullsisë ka Facebook.

Rusia është shteti me përdorimin më të ulët të rrjeteve sociale në Europë, ku vetëm 7.5% e popullsisë kanë Facebook. /Monitor/

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
Në fazë të parë refuzoi marrëveshjen, Dinamo e pret Vorën në Tiranë

AXHENDA E SUPERIORES/ Kampionati rikthehet pas tre javësh ndalesë, rinis me përballje direkte dhe një stadium “të ri”

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al