Një organizatë kriminale e trafikut të drogës e përbërë nga shqiptarë dhe grekë u shkatërrua nga policia greke. Pas muajsh kërkimi, policia vuri në pranga 7 shtetas grekë dhe 7 shqiptarë. U sekuestruan 6 kilogramë heroinë dhe sasira të vogla kanabisi dhe heroine. U sekuestruan gjithashtu shuma eurosh, lekësh dhe paund, gjashtë makina, një motor dhe 21 celularë. Sipas njoftimit të policisë, një prej drejtuesve të rrjetit kriminale ishte një 48-vjeçar shqiptar i dënuar me burg. Ai ishte arrestuar në korrik të vitit 2017 për trafik droge, por vazhdonte të drejtonte organizatën kriminale nga burgu.









