Mirlind Daku ka komentuar golin e tij të pare me fanellën e Spartakut të Moskës, duke e vlerësuar si një moment të rëndësishëm, por duke theksuar se puna duhet të vazhdojë.
Sulmuesi shqiptar, në një prononcim për Match TV, u shpreh se realizimi i golit i jep një shtysë të rëndësishme, por ekipi duhet të mbetet i fokusuar te ndeshjet e ardhshme.
“Goli i parë do të thotë shumë. Duhet të vazhdojmë të punojmë”, ka thënë Daku për Match TV. Ai “tundi rrjetën” me penallti në barazimin ndaj Orenburg.









