Policia bregdetare greke ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e ndalimit të skafit të ngarkuar me drogë. Sipas policisë helenë, është sekuestruar një sasi kanabisi me peshe 1,6 ton, skafi që transpononte drogën, si dhe një skaf tjetër me 4 motorë nga 350 kuaj fuqi.
Gjithashtu janë arrestuar 10 persona, mes të cilëve edhe tre qe ishin ne bordin e skafit. Të arrestuarit janë 6 shqiptarë, 2 italianë, një grek dhe një bullgar, ndërsa po kërkohen pjesëtarë të tjerë të rrjetit.









