• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Grabitet banesa e këngëtarit të njohur grek, dyshimet mbi shqiptarët

05/04/2018
Grabitet banesa e këngëtarit të njohur grek, dyshimet mbi shqiptarët

Ndonëse është nga këngëtarët e preferuar grekë për shqiptarët, duket se kjo gjë nuk ka arritur ta heqë nga shënjestra e grabitësve, po shqiptarë. Banesa e këngëtarit të njohur Lefteris Pantazis në Vouliagmeni është grabitur mbrëmjen e së shtunës nga dy persona, të dyshuar si shqiptarë, të cilët dyshohet se janë autorë edhe të grabitjes së banesës së biznesmenit Aleksandros Stamatiadis, i cili mbeti i plagosur rëndë.

Lefteris Pantazis është i njohur në Shqipëri për shkak edhe të bashkëpunimit me këngëtarin Devis Xherahu. Mediat greke shkruajnë se dy persona të maskuar hynë në shtëpinë e Pantazis dhe kërcënuan punonjësit rusë duke iu marrë 1,000 euro, ora dhe bizhuteri me vlerë. Duke folur për mediat këngëtari tha se vjedhja ndodhi edhe pse shtëpia e tij ishte 50 metra larg nga stacioni i policisë Vouliagmeni. Lefteris Pantazis tregoi se punëtorët kishin qenë në gjumë dhe hajdutët ishin futur nga kuzhina pasi dera nuk ishte e mbyllur mirë dhe alarmi nuk kishte funksionuar.

“Vajzat flinin, ata mbanin armë në duart e tyre dhe morën 1.000 euro por fatmirësisht vajzat janë mirë”, tha këngëtari. Vetë Pantazis nuk ishte në shtëpi pasi ndodhej në Larisa për punë. Deri tani, nga laboratorët e mjekësisë ligjore nuk është marrë ndonjë provë që do hidhte dritë mbi hetimet, ndërsa nga ajo që kanë thënë në një fazë të parë ëshmitarët okularë nuk jepen shumë të dhëna për profilin e autorëve.

“Me të dhënat e deritanishme, dyshohet se autorët janë të huaj, sipas të gjitha gjasave shqiptarë dhe i kanë zgjedhur rastësisht objektivat e tyre”, shkruan Prothothema e cila thotë se policia e lidh grabitjen e Lefteris me rrahjen e një biznesmeni. Sipas policisë, autorët kishin veshur doreza dhe kapuça që i mbulonin plotësisht fytyrën.

Related Posts

Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë
Kryesore

Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë

04/07/2026
Einxhel Shkira i kthehet ashpër Ramës pas deklaratës për shqiptarët jashtë kufijve: “Çfarë hipokrizie t’u thuash bashkëkombasve të tu se nuk përkasin në Shqipëri”
Paparazzi

Einxhel Shkira i kthehet ashpër Ramës pas deklaratës për shqiptarët jashtë kufijve: “Çfarë hipokrizie t’u thuash bashkëkombasve të tu se nuk përkasin në Shqipëri”

22/06/2026
Paparazzi

Këngëtari legjendar Peabo Bryson pëson goditje në tru

20/06/2026
Paparazzi

Michael Fassbender zbulon pa dashje emrin e djalit gjatë një interviste televizive

20/06/2026
Paparazzi

Jennifer Lopez pranon: Duhej ta përqafoja beqarinë shumë më herët

20/06/2026
Paparazzi

E rëndë/ Futbolli në zi, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

20/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Chelsea, në kërkim të një trajneri, Alonso i pari në listë

Derbi jashtë fushe, Çabi Alonso rrit presion për yllin e Arsenalit

11/08/2026
Chelsea, në kërkim të një trajneri, Alonso i pari në listë

Derbi jashtë fushe, Çabi Alonso rrit presion për yllin e Arsenalit

11/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al