• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Grabitja në Dropull, e moshuara rrëfen tmerrin: Bërtita, doja të hapja dritaren, por ata prenë litarin e grilës

21/12/2019
Grabitja në Dropull, e moshuara rrëfen tmerrin: Bërtita, doja të hapja dritaren, por ata prenë litarin e grilës

Detaje te reja nga grabitja qe ndodhi ne banesen e familjes Basho ne fshatin Terihat te Bashkise Dropull. Persona ende të paidentifikuar, bën me dije policia, kanë hyrë në banesë rreth orës 03:30, duke marrë prej aty një sasi parash. Ata janë larguar dhe po punohet për identifikimin e kapjen e tyre. Pronari i banesës, Vasil Basho jeton në Greqi dhe është informuar mbi ngjarjen. Ai është nisur me urgjencë drejt fshatit për të mësuar më shumë mbi ngjarjen.

Në banesë mësohet se ka qenë vetëm vjehrra e tij me një grua tjetër të moshuar, fqinje, e cila rrinte me 80-vjeçaren per t’i bere shoqeri.  Jorgjia Ruci, 89 vjec thotë se dëgjoi zhurmë dhe dikë që e prekte në fytyrë. Kujtoi se ishte shoqja e saj.

“Pastaj më zunë gojën. Bërtita, doja të hapja dritaren, por ata prenë litarin e grilës. Më shtynë dhe më mbyllën në dhomë. Pastaj kthyen shtëpinë përmbys“, tregon e moshuara.

Sakaq, lidhur me shumen e grabitur, sipas pohimeve të pronarit në banesë kishte 1500 euro dhe rreth 80 mijë lekë të rinj.

Tre grabitësit kishin maska dhe ishin të armatosur. Familjaret thone se ata kanë marrë edhe një valixhe me dokumente, e cila ka qene e mbyllur. Policia ka bere shoqerimin ne komisarit te 8 personave, nga fshati dhe zona perreth, por ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve.  Argjirolajm.net sjell foto nga brenda shtëpisë ku sic shihet grabitësit kanë kthyer përmbys cdo gjë për të gjetur paratë.

Njoftimi i policisë Gjirokastër për ngjarjen

Rreth orës 03:30, në fshatin Terihat, Bashkia Dropull, persona ende të paidentifikuar, kanë hyrë në banesën e shtetasit V.B., ku ndodheshin dy të moshuara dhe kanë marrë një sasi parash dhe janë larguar.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025
“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu
Kryesore

“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë

Janari i Partizanit, axhendë sfiduese për të kuqtë e Kërnajës

29/12/2025
Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al