Modelja e njohur shqiptare Arbenita Ismajli ka reaguar ashpër kundër Andrew Tate, i famshmi i TikTok-ut. “Është koha që ta anuloni këtë tr*p”, shkruan ajo. Por çfarë e revoltoi Arbenitën? Andrew Tate deklaron se gratë duhet të qendrojnë në shtëpi, nuk mund të ngasin makinën dhe janë pronë e një burri. Sipas tij, edhe viktimat e përdhunimit duhet të “mbajnë përgjegjësi” për sulmet e tyre.