Policia greke ka sekuestruar rreth 44 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, në rrugën periferike të Zagorit, Janine.
Policia ka ndaluar një mjet që vinte nga kufiri gjelbër dhe me ndihmën e qenit nuhatës, brenda tij janë gjetur dhe sekuestruar 41 pako me 43 kg 800 gram marijuanë.
Gjithashtu janë sekuestruar dhe 735 euro dhe 2 celularë. Në pranga ka përfunduar 32-vjeçari shqiptar, drejtues i mjetit. Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar mbi 1.6 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.