• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Policia greke zbulon shqiptarin që hiqej si truproja e kryeministrit Tsipras

30/11/2018
52 grekë ekstremistë non grata në Shqipëri, reagon Athina: Presim sqarime konkrete nga Shqipëria

Autoritetet greke kishin marrë informacione të dyshimta për një shqiptar që pretendonte se ishte polic dhe pjesë e stafit të sigurisë së kryeministrit Aleksis Cipras.

Bëhet fjalë për një 28-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit në fakt nuk është bërë i ditur. Ai u identifikua nga policia e Athinës dhe u vu në pranga, shkruan tv klan.

Atij iu gjet një dokument policie, të cilin e mbante me vete, dhe një armë false. Pas verifikimeve rezultoi që edhe dokumenti policor ishte i falsifikuar. Në fakt i përkiste një efektivi të policisë greke, i cili e kishte deklaruar të humbur në vitin 2016. Gjatë marrjes në pyetje, 28-vjeçari shqiptar pohoi se ëndrra e tij ishte të bëhej polic, por nuk ia kishte dalë.

Për këtë arsye, ai pretendonte vazhdimisht dhe shfaqej të ishte një punonjës i policisë greke, madje dhe anëtar i rojeve të kryeministrit të Greqisë. Gjatë kontrolleve në banesën e tij në Athin, iu gjetën fotografi të tij me uniformë policore, radio, objekte dhe simbole të tjera të policisë, si dhe iu sekuestruan dy automjete luksoze, Mercedes SLK dhe Jeep Cherokee.

28-vjeçari shqiptar, që pretendonte të ishte polic grek, u zbulua rastësisht. Ai i kishte thënë një polici rrugor që ndodhej me shërbim pranë godinës së kryeministrisë, se është roja i dytë i sigurisë së kryeministrit dhe qëndronte aty për të garantuar sigurinë e z.Cipras.

Madje kishte ndërhyrë në debatin mes policit rrugor me një qytetar, duke e paralajmëruar se do të detyrohej ta arrestonte nëse nuk qetësohej. Sjellja e tij ngjalli dyshime te polici rrugor, i cili kërkoi menjëherë verifikim për personin në fjalë dhe njoftoi drejtorinë e policisë, duke i dhënë të gjitha informacionet dhe karakteristikat e shqiptarit.

Menjëherë u mobilizuan forcat e policisë, të cilat shkuan në kryqëzimin ku po qëndronte 28-vjeçari. Ky i fundit u largua menjëherë sapo pa policinë të afrohej. Gjatë ndjekjes, shqiptarit i ra çanta personale dhe u sekuestrua nga forcat e policisë, të cilat brenda gjetën informacionin e nevojshëm që u duhej për të identifikuar dhe zbuluar të vërtetën e 28-vjeçarit shqiptar, që ishte vetëshpallur efektiv policie pasi nuk kishte mundur dot të bëhej.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dea Mishel reagon pas krahasimit me Selin: S’jeni mirë

Dea Mishel reagon pas krahasimit me Selin: S’jeni mirë

28/12/2025
Juventus, Spalleti vlerëson Zhegrovën: Bën driblime që tek  të tjerët nuk i shohim

Juventus, Spalleti vlerëson Zhegrovën: Bën driblime që tek të tjerët nuk i shohim

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al