Ditën e nesërme, nga ora 10:00 deri në orën 14:00, dogana greke në Kapshticë nuk do të funksionojë.
Arsyeja pse do të ketë ndërpreje të punës në hyrje dhe në dalje të kësaj pike është pasi inaugurohet autostrada e re, që lidh këtë pikë kalimi me autostradën e Kosturit.
Ky njoftim u dha mesditën e sotme nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Korçë.









