Inxhinieri Vasil Kajo eshte zgjedhur kryetari i Pergjithshem i Organizates se Minoritetit Etnik Grek, Omonia, me 241 vota nga 300. Ne keto zgjedhje qe u kryen pas doreheqjes se Leonidha Papes kandiduan tre kandidate, Vadil Kajo, Alqi Puli dhe Dhimosten Zhuli.
Delegatet ishin te zgjedhur nga gjithe deget e organizates Omonia, si nga Saranda, Delvina, Gjirokastra, Himara, Tirana, Korca etj, ndersa u votua sipas parimit nje anetar nje vote.
Merrte pjese kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule si dhe perfaqesues nga te gjitha partite greke, deputete te parlamentit grek, perfaqesuesi i ambasades greke ne Tirane, i konsullates greke ne Gjirokaster, nga PD, Arben Ristani. Procesi i zgjedhjeve nisi ne oren 10.00 te se shtunes dhe kane vijuar deri ne oren 18.00.











