Një operacion vijon prej disa orësh nga policia greke për goditjen e një organizate kriminale shqiptaro-greke të trafikut të kokainës dhe drogave të tjera.
Operacioni po zhvillohet në Athinë, Trikalla dhe Grevena. Janë lëshuar 11 urdhër arreste, nga të cilat janë ekzekutuar 9 deri tani për shtetas shqiptarë dhe grekë. Mes dy të kërkuarve edhe një shtetas shqiptar i konsideruar si tepër i rrezikshëm.
Mes të arrestuarve një polic i Afalias në Athinë dhe një polic nga zona e Grevenase. Organizata kryente shpërndarje droge në Athinë dhe Greqinë e Veriut. Janë sekuestruar gjate operacionit sasi droge dhe armë. Operacioni pas informacioneve te siguruara prej muajsh.