Dy të mitur shqiptarë janë bërë protagonistë të medias greke, pasi atyre i janë gjetur një sasi prej 17 kilogramës kanabis dhe 70 gramësh heroinë.
Ngjarja ka ndodhur në një fshat pranë qytetit të Patras në Greqi, ku policia ka vënë në pranga dy shqiptarë të moshës 16 dhe 17 vjeç.
Drogën të rinjtë e kishin fshehur nëntokë, në një fuçi plastike brenda së cilës ndodheshin 18 qese plastmasi që kishin 17 kg kanabis.
Në kontrollin e bërë në banesën e tyre, policia iu sekuestroi dy të rinjve 4 telefona celularë.
Adoleshentët janë kushërinj me njëri-tjetrin por jo poseduesit e vërtetë të lëndëve narkotike, pasi policia ka zbuluar se ishte xhaxhai i tyre, një 38 vjeçar, ai që shiste drogën.