• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Greqi, shqiptari sulmon me thikë bashkatdhetarin, por vdes vetë

06/04/2017
Greqi, shqiptari sulmon me thikë bashkatdhetarin, por vdes vetë

Një sherr midis dy të rinjve shqiptarë ka përfunduar me pasoja tragjike. Njeri prej tyre ka humbur jetën në rrethana ende të pasqaruara. Ngjarja ka ndodhur në qytezën bregdetare Livanates, në Ftiotida të Greqisë qendrore.

Sipas komunikatës së policisë, të publikuar vonë pasditen e të enjtes, të dy emigrantët e moshës 22 dhe 26 vjeç, u përleshën fillimisht para banesës së këtij të fundit dhe pastaj 22 vjeçari u largua.

Emigranti tjetër, i telefonoi pronarit të tij grek, duke i thënë se nuk ndjehej mirë dhe i kërkoi ndihmë që ta çonte në një qendër shëndetësore.

Por thuajse në të njëjtën kohë me pronarin, aty mbërriti sërish edhe 22 vjeçari, kësaj here duke pasur në dorë një thikë. Ai i sulmoi të dy burrat, që megjithatë arritën ta çarmatosnin dhe njëkohësisht i telefonuan policisë.

22 vjeçari iu iku nga duart, por pak më tej ra në tokë pa ndjenja. Dy të tjerët u përpoqën t’i jepnin ndihmën e parë dhe me mbërritjen e patrullës së policisë, ai  çua urgjentisht në qendrën shëndetësore. Por aty u konstatua se kishte ndërruar jetë. Sipas mediave lokale, ai kishte në trup shenja goditjesh.

Për këtë ngjarje janë arrestuar emigranti shqiptar, si dhe pronari grek i moshës 30 vjeç, të cilët do të dalin para prokurorit në Lamia.

Ndërkohë, policia bëri të ditur se po pret rezultatet e autopsisë dhe të ekspertizës mjeko-ligjore, për të hedhur më shumë dritë mbi shkaqet e vdekjes.

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Thellohen çarjet e rrugës në Librazhd-Pogradec, ARRSH njofton kufizimin e qarkullimit

Thellohen çarjet e rrugës në Librazhd-Pogradec, ARRSH njofton kufizimin e qarkullimit

20/02/2026
E frikshme/ Çahet rruga në aksin Kuç-Qeparo, rrezik aksidenti për shoferët

E frikshme/ Çahet rruga në aksin Kuç-Qeparo, rrezik aksidenti për shoferët

20/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al