• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Greqia e vendosur të bllokojë Shqipërinë, lobon në Gjermani që të mos hapen negociatat

16/09/2019
Greqia e vendosur të bllokojë Shqipërinë, lobon në Gjermani që të mos hapen negociatat

Greqia është futur “zyrtarisht” në listën e vendeve skeptike sa i takon hapjes së bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias konfirmoi paralajmërimin e dhënë më herët nga kryeministri Qiriakos Mitsotaqis.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Ta Nea”, kryediplomati grek vlerësoi përmirësimin e raporteve mes dy vendeve, por foli me rezerva sa i përket respektimit të detyrimeve të palës shqiptare sa u takon të drejtave të minoritetit grek.

“Përfitimet dypalëshe nga përmirësimi i marrëdhënieve bilaterale janë të dukshme. Por, Shqipëria ende nuk po arrin të përmbushë detyrimet e saj në lidhje me pakicat dhe të drejtat e pronës të minoritetit grek”, deklaroi ai.

Këtë shqetësim, Athina pritet ta ngrejë në Berlin këtë të hënë. Nikos Dendias do të takohet me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas dhe në tryezën e bisedimeve janë edhe hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Pavarësisht rezervave dhe kritikave që ka shfaqur ndaj marrëveshjes së Prespës për çështjen e emrit, për Maqedoninë e Veriut qeveria konservatore greke nuk ka sinjalizuar bllokimin e tyre, ndaj me interes do të jetë biseda mes dy kryediplomatëve për Shqipërinë.

Gjermania vetë pritet që të japë një “Po” me kushte, ndërsa Greqia ka paralajmëruar se kërkon veprime konkrete nga ana e Tiranës për respektimin e minoritetit grek, në të kundërt kërcënon me bllokim të nisjes së bisedimeve të anëtarësimit.

Related Posts

Erjona Ismaili heq dorë nga bashkëdrejtimi i PS Vlorë
Kryesore

Erjona Ismaili heq dorë nga bashkëdrejtimi i PS Vlorë

30/08/2026
Legalizimet në Lushnje, Kadastra nxjerr emrat e dosjeve që kanë nevojë për plotësim dokumentacioni dhe të poseduesve që nuk u gjendën në objekt (Lista)
Kryesore

Legalizimet në Lushnje, Kadastra nxjerr emrat e dosjeve që kanë nevojë për plotësim dokumentacioni dhe të poseduesve që nuk u gjendën në objekt (Lista)

30/08/2026
Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Kryesore

Tërmet në jug të Shqipërisë, ja ku ishte epiqendra

30/08/2026
Apeli lë jashtë Pacollin nga administrimi i Aeroportit të Vlorës deri në vendimin përfundimtar
Kryesore

Konflikti për aeroportin e Vlorës, Pacolli zbardh takimin në Ministrinë e Infrastrukturës

30/08/2026
Balluku jep porositë për deputetët: Koha për të dëgjuar!
Kryesore

Balluku jep porositë për deputetët: Koha për të dëgjuar!

29/08/2026
Dokumenti që zbulon sfidën e socialistëve
Kryesore

Dokumenti që zbulon sfidën e socialistëve

29/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Alarm në NFL, ish-lojtarët dhe shqetësimi për sëmundjet e trurit

Alarm në NFL, ish-lojtarët dhe shqetësimi për sëmundjet e trurit

30/08/2026
Erjona Ismaili heq dorë nga bashkëdrejtimi i PS Vlorë

Erjona Ismaili heq dorë nga bashkëdrejtimi i PS Vlorë

30/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al