Duke filluar nga dita e sotme, Greqia nuk do të ketë më izolim total. Mediat në shtetin helen raportojnë se nga e premtja do të hiqen kufizimet për udhëtimet ndër-rajonale dhe turizmin.
Ora policore do të nisë pas orës 00:30, ndërsa dyqanet do të rihapen duke zbatuar një protokoll strikt duke ruajtur distancën mes klientëve.
Po ashtu do të rihapen edhe muzetë dhe kazinotë. Me nisjen e sezonit turistik përcaktohen edhe disa nga rregullat për turistë të huaj.
Të gjithë udhëtarët vendas dhe të huaj që duan të vizitojnë ishujt duhet të jenë të paraqitur me certifikatë vaksinimi.
Turistët duhet të paraqesin test PCR ose një vërtetim që e kanë kaluar COVID nga 2 deri në 9 muaj më parë.
Përgjatë muajit qershor qytetarët mund të zhvillojnë edhe dasma apo ceremoni të tjera në ambientet e jashtme.