• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Greqia luftë në dy fronte: Bllokon Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për integrimin në BE

21/05/2024
Greqia luftë në dy fronte: Bllokon Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për integrimin në BE

Athina zyrtare do të mbajë peng Tiranën dhe Shkupin në rrugën e tyre të integrimit nëse qeveritë në shtetet fqinj nuk reflektojnë. Ky ka qenë qëndrimi i fundit i kryeministrit Mitsotakis pasi Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë bërë asnjë tërheqje në qëndrimin e tyre e para për rastin Beleri dhe Shkupi për shkeljen e Marrëveshjes së Prespës.

Presidentja e re maqedonase Davkova dhe kryeministri Rama me vizitën në Athinë kanë qenë në qendër të kritikave të kreut të qeverisë helene në një intervistë për mediat maqedonase.

“Vizita e Edi Ramës në Athinë ishte private, ashtu si fjalimet parazgjedhore që ai ka planifikuar tashmë në shtete të tjera, në funksion të zgjedhjeve në Shqipëri. Qeveria ime nuk kishte arsye që ta ndalonte. Thjesht sepse Republika Helene nuk kishte pse të frikësohej nga një ngjarje e tillë.

Kjo konstatim i vetëkuptueshëm, natyrisht, nuk i pengoi populistët e njohur dhe të ashtuquajturit patriotë që të na drejtonin gishtin, duke kërkuar verbërisht që ta ndalonim atë, pa na shpjeguar sigurisht se si dhe pse.”

“Çështjet në marrëdhëniet greko-shqiptare sigurisht që mbeten. Kryeministri i Shqipërisë nuk mund të anashkalojë kushtet për anëtarësimin e vendit të tij në BE.

Së pari, u shkel respektimi i shtetit ligjor, i cili është i parashikuar në nenin 2 të Traktatit për Bashkimin Evropian. Do të jem i qartë: me paraburgimin e paligjshëm të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, tashmë kandidat i ND-së për Parlamentin Europian, Fredis Beleris, Shqipëria ka shkelur të drejtën e prezumimit të pafajësisë.

Prandaj, kjo nuk është vetëm një çështje dypalëshe, por kryesisht një çështje evropiane. Rruga e anëtarësimit të Shqipërisë varet nga respektimi i të drejtave themelore të minoritetit grek, kalon në mënyrë të pashmangshme nga vendi ynë.”

Mitsotakis po ashtu shprehet se Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut në tekstin zyrtar të betimit të saj ka përdorur një emër të ndryshëm per shtetin e saj ndryshe nga ai i përcaktuar me Kushtetutë. Pra sipas kryeministrit grek nuk ka shkelur vetëm Marrëveshjen e Prespës, por edhe kushtetuten e atdheut të saj.

Edhe kursi evropian i Shkupit në vijim sipas kreut të qeverisë greke varet nga respektimi i ndershëm i marrëveshjeve me Greqinë.

Related Posts

Kryesore

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Ballukut nuk i hiqet imuniteti

12/03/2026
Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik
Kryesore

Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik

12/03/2026
Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin
Kryesore

Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin

12/03/2026
Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

12/03/2026
FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime
Kryesore

FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime

12/03/2026
Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali
Kryesore

Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali

12/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dyshohet për tre vepra penale, Gjesti del sot para gjykatës

Dyshohet për tre vepra penale, Gjesti del sot para gjykatës

13/03/2026
Drama e Berishës, mesfushorit stërvitet i diferencuar, humbet edhe Napolin

Drama e Berishës, mesfushorit stërvitet i diferencuar, humbet edhe Napolin

13/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al