• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Greqia miraton ligjin e ri për azilin: Emigrantët do të rikthehen direkt në vendin e origjinës

12/07/2025
Greqia miraton ligjin e ri për azilin: Emigrantët do të rikthehen direkt në vendin e origjinës

Parlamenti grek ka miratuar amendamentin për pezullimin e kërkesave të emigrantëve për azil për tre muaj.
Me 177 vota pro dhe 74 kundër, ky projektligj u lejon autoriteteve të riatdhesojnë në mënyrë të menjëhershme emigrantët e paligjshëm, pa ndonjë proces paraprak identifikimi.
Ky vendim është pritur me kritika nga partitë opozitare, të cilat e kanë cilësuar të paligjshëm. Edhe grupet e të drejtave të njeriut e akuzojnë Greqinë se po i dëbon me forcë azilkërkuesit.
Këtë vit, agjencia kufitare e Bashkimit Evropian tha se po shqyrtonte 12 raste të shkeljeve të mundshme të të drejtave të njeriut, gjë e cila mohohet nga qeveria greke.
Sipas kryeministrit grek, Mitsotakis, ky vendim vjen pas një rritje të numrit të emigrantëve të ardhur nga Afrika e Veriut.
“Përballë rritjes së ndjeshme të mbërritjeve të parregullta nga Afrika e Veriut, veçanërisht nga Libia në Kretë, ne kemi marrë vendimin e vështirë, por absolutisht të nevojshëm, për të pezulluar përkohësisht shqyrtimin e kërkesave për azil. Greqia nuk është një portë hyrëse në Evropë e hapur për të gjithë,” tha Kryeministri Mitsotakis.
Qeveria e Athinës bëri me dije se mijëra emigrantë të paligjshëm janë shpëtuar nga roja bregdetare greke pranë Kretës në ditët e fundit.
Qindra prej tyre, përfshirë edhe fëmijë, u strehuan përkohësisht në një qendër ekspozitash në Agyia, pranë qytetit të Hanias në Kretën perëndimore.

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Do të japim gjithçka, presim mbështetjen e tifozëve në të dyja ndeshjet – Balkanweb.com – News24

Dy miqësoret e nëntorit/ Trajneri Bushi: Do të japim gjithçka, presim mbështetjen e tifozëve në të dyja ndeshjet

07/11/2026
Do të japim gjithçka, presim mbështetjen e tifozëve në të dyja ndeshjet – Balkanweb.com – News24

Do të japim gjithçka, presim mbështetjen e tifozëve në të dyja ndeshjet – Balkanweb.com – News24

07/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al