• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gropa financiare te Luftëtari dhe këshilltarët me një dorë në bakllava e tjetrën në kadaif

30/12/2018
Gropa financiare te Luftëtari dhe këshilltarët me një dorë në bakllava e tjetrën në kadaif

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak Gjirokastër për këtë vit, është zhvilluar një debat për buxhetin që Bashkia Gjirokastër i jep klubit të futbollit Luftëtari. Janë rreth 230 milionë lekë të vjetra çdo vit, për të cilat këshilltarët kërkojnë transparencë. Por ajo që u vu re ndër të tjera në dabatin e sotëm, ishte tendenca e disa këshilltarëve për të paraqitur kërkesën për transparencë si një ‘gjyq’ publik që i bëhet klubit. Ata përmendën me këtë rast kualifikimin historik në Europë, ndeshjet e bukura etj si këto. Në fakt, nëse e orienton debatin në këtë pikë është një mënyrë për ta relativizuar gropën financiare që ka shkaktuar keqmenaxhimi nga Gole Tavo dhe për të mos kërkuar transparencë.

Nuk duhet ngatërruar vlera e ekipit, pesha e fanellës, emocionet dhe kualifikimi historik me krizën ku ndodhet sot Luftëtari. Ata që kërkojnë transparencë se ku shkojnë fondet publike për Luftëtarin, nuk e duan më pak klubin se ata që dërdëllisin në çdo 2-3 fjali kualifikimin në Europë apo rëndësinë që ka sporti për qytetin. T’i japim Cesarit atë që i takon Cesarit. Fakti se Luftëtari ka arritur rezultatin më të mirë historik nën drejtimin e Gole Tavos, nuk do të thotë se ne duhet të mbyllim sytë përballë abuzimeve financiare të klubit. Siç dihet, borxhi i Luftëtarit në Tatime, por edhe tek të tretët është qindra milionë lekë, ndërsa futbollistët kanë rroga pa marrë. Arkëtimet nga ana tjetër prej shitjes së futbollistëve nuk kanë munguar. Atëhere ku shkojnë paratë?

Nuk do shumë mend ta kuptosh se kush dhe si po zhvatet klubi, sidoqoftë le të shpresojmë se auditi përmes KLSH-së dhe Ministrisë së Financave do të zbardhë më shumë në këtë drejtim. Nëse e leni auditin në dorë të Zamira Ramit, mos shpresoni të zbuloni ndonjë gjë. Sa për dijeni, këshilltarët që u ‘mërzitën’ sot nga fakti se në Këshill kërkohej llogari për fondet publike, janë nga ai takëm njerëzish që mbajnë një dorë në bakllava dhe tjetrën në kadaif.

©Argjirolajm.net 

Related Posts

Kryesore

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Ballukut nuk i hiqet imuniteti

12/03/2026
Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik
Kryesore

Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik

12/03/2026
Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin
Kryesore

Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin

12/03/2026
Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

12/03/2026
FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime
Kryesore

FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime

12/03/2026
Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali
Kryesore

Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali

12/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vllaznia, trajneri Edi Martini para ndeshjes së Europës: Jemi gati, ia dalim me pak fat

Vllaznia, Martini: Barazimi qëndron, ndeshja ndaj Egnatias me shumë gabime

13/03/2026
Ben Affleck ndryshon pamje pas përjashtimit nga lista e aktorëve më tërheqës mbi 50-vjeç

Netflix blen startup-in e Ben Affleck, marrëveshja mund të arrijë 600 milionë dollarë

13/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al