• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gruaja i bën gropën burrit, i tregoi policisë për 34 pako me drogë (Historia)

22/09/2024
Gruaja i bën gropën burrit, i tregoi policisë për 34 pako me drogë (Historia)

Gjykata e Fierit, ka dënuar me 20 vjet burg në total tre persona nga fshati Cakran, pasi në banesën e dy prej tyreve policia zbuloi dhe sekuestroi 34 pako të presuara me kanabis stativa dhe 500 gramë me kokainë.

Lënda narkotike u sekuestrua në një automjet tip “Volvo” dhe për këtë ngjarje në muajin shtator 2023 në Cakran u arrestuan Panajot Shahaj dhe Osmën Mehmetaj, ndërsa djali i tij, Eduart Mehmetaj, organizatori i kësaj veprimtarie kriminale është shpallur në kërkim, duke mos u arrestuar ende dhe sot nga policia.

Të tre të ndaluarit akuzoheshin nga prokuroria për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Mbajtjës, prodhimit dhe transportimit të substancave kimike”.

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno ka mësuar se për Eduart Mehmetaj gjykata e Fierit vendosi ta dënojë me 8 vite burgim, ndërsa për babain e tij Osmën Mehmetaj dhe komshiun e tyre Panajot Shehaj, gjykata ka vendosur një dënim prej 6 vjet burgim secilit.

Ndërkohë njeriu që ka ndihmuar policinë për identifikimin në kohë rekord të pronarit të drogës, Eduart Mehmetaj është gruaja e tij, Elsa Mehmetaj.

Gruaja ka deklaruar në polici se automjeti tip “Volvo” ku është gjetur sasia e lëndës narkotike, është i regjistruar në emër të burrit të saj, Eduartit, por nuk e ka blerë ai vetë. Sipas saj makinën e kanë blerë shokët e tij, për të cilët nuk ka dijeni se si quhen dhe nga janë.

“…automjeti ka rreth dy muaj i parkuar dhe nuk ka lëvizur që nga dita që është parkuar. Në lidhje me makinerinë e presimit nuk e di se e kujt është, por atë e ka sjell Eduardi në shtëpi me mjetin e tij tip “Audi”, rreth dy muaj më parë…”-ka deklaruar në polici, Elsa Mehmetaj.

Sipas saj me makinerinë e presimit të pakove me lëndë narkotike, Eduarti ka paketuar në 7 shtator 2023 së bashku me Asqeri Shahaj i cili është gjitonë i lagjes ku banojnë.

Kjo e fundit ka vijuar dëshminë e saj në polici se lëndën narkotike Eduarti e ka sjellë një ditë para, se në shtëpi të shkonte policia. Po atë natë ka bërë paketimin dhe vendosjen në makinën “Volvo” të pakove së bashku me Asqeri alias Panajot Shahaj.

Eduard Mehmetaj, merrej me izolimin e soletave të shtëpive dhe lyerjen e makinave. Persona të tjerë kanë çuar në servisin e tij një automjet “Volvo”, duke e kontraktuar atë të kryejë modifikimet e mundshme me qëllim fshehjen e 30 kg hashash dhe 500 gramë kokainë, me qëllim trafikimin e saj në drejtim të Greqisë.

Kjo dosje penale që mban Nr. 1142, tregon një hetim që po ndiqej nga policia dhe prokuroria e Fierit për trafikimin e një sasie droge nga Shqipëria në Greqi.

Por rrishtazi në bisedat telefonike ka nxjerë disa persona të tjerë që bisedonin për paketimin e disa kilogram hashash në fshatin Cakran të Fierit.

Duke qënë se njëri nga personat që fliste në telefon nuk ishte pjesë e këtij hetimi për trafikim të drogës në Greqi, prokurori i Fierit Petrit Vukaj, vendosi të nisë çështjen kryesisht duke hapur një dosje tjetër penale.

Përmes ndjekjes së përgjimeve telefonike është mësuar se Eduard Mehmetaj nga fshati Cakran i Fierit mbante të paketuar në banesën e tij, disa kilogram drogë.

Nisur nga kjo e dhënë prokurori Vukaj, ka autorizuar policinë të lokalizojë banesën e Mehmetaj dhe ushtrojë kontroll fizik në të. Pas kontrolleve të kryera, policia gjeti brenda makinës tip “Volvo” sasinë prej 34 pako me 30 kg cannabis dhe 500 gramë kokainë.

Dënimi i gjykatës:
Eduard Mehmetaj 8 vjet burgim
Panajot Shahaj 6 vjet burgim
Osmën Mehmetaj 6 vjet burgim

/Ora News/

Related Posts

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil
Kryesore

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!
Kryesore

Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!

20/03/2026
“Një Princ në Tepelenë”
Blog

“Një Princ në Tepelenë”

20/03/2026
Deputeti grek: Rama është bërë si Erdogan dhe Putin. Europa duhet ta ndalojë këtë që të shkojë më tej
Kryesore

Pas ndryshimeve në qeveri, Rama “shkund” partinë, zbardhet agjenda e asamblesë së PS

20/03/2026
Magazina si “shtëpi bari”, lirohet drejtori i burgut
Kryesore

Magazina si “shtëpi bari”, lirohet drejtori i burgut

20/03/2026
“Express”: Ksamili dhe Porto Palermo, dy xhevahire të fshehura të Europës
Kryesore

“Express”: Ksamili dhe Porto Palermo, dy xhevahire të fshehura të Europës

20/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ndihem si peshku pa ujë”/ Gimbo flet për Selin: Kam bërë dashuri shpirtërore me të

“Ndihem si peshku pa ujë”/ Gimbo flet për Selin: Kam bërë dashuri shpirtërore me të

20/03/2026
“Është në proces gjyqësor”/ Gimbo tregon se çfarë ndodhi me arrestimin e Gjestit

“Është në proces gjyqësor”/ Gimbo tregon se çfarë ndodhi me arrestimin e Gjestit

20/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al