Monika Kryemadhi shprehet se Departamenti Amerikan i Shtetit e ka këshilluar vazhdimisht por ajo ka dalë kundra dhe sipas saj këtë e ka bërë për të mirën e shqiptarëve.
“Më mori Palmer në telefon dhe ja hapa. Më tha mos digj mandatet, i thashë je me vonesë zotëri.
Nuk ka çfarë më bën Departamenti Amerikan i Shtetit se mua më mbështesin fukarenjtë e Elbasanit”, tha ndër të tjera Kryemadhi.
Kryemadhi foli dhe për nismën e saj të lançuar së fundmi, kundër oligarkëve.
“E di pse jam kundër oligarkëve unë?! Jam shumë dakord që oligarku të konkurrojë me çmime, le të konkurrojë dhe me cilësi por oligarku konkurron në mënyrë të pandershme me dyqanin e lagjes.
Se oligarku nuk e paguan TVSH-në paradhënie që ti ta falimentosh, madje nuk e paguan fare. Përveç asaj nuk paguan as akcizë, nuk i rri ushqimi nëpër dogana që t’i kalbet. Nuk paguan as energjinë elektrike dhe as ujin e pijshëm, as taksa bashkie. Kam edhe një faturë.
Një ushqim i skaduar në një supermarket shitej më lirë sesa ushqimi i një dyqani lagjeje. Po pse ndodh kjo? Sepse një i varfër është gati të ushqejë fëmijën e ushqim të skaduar vetëm për 200 lekë më lirë”, tha ajo.