• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Hakimi dhe Theo Hernandez, dy yje në Milano. Keqardhje e dyfishtë për Realin

20/02/2021
Hakimi dhe Theo Hernandez, dy yje në Milano. Keqardhje e dyfishtë për Realin

Nga Brehme te Cafù, duke kaluar përmes Serginho dhe Roberto Carlos; më pas përsëri Maicon dhe Maldini, si dhe Zanetti mitik. Ndërsa jetojmë me historinë relativisht të re, nuk mund të mos përmendet fakti se sfidat midis Milanit dhe Interit shpesh kanë përfaqësuar edhe fazën ideale, në të cilën do të lançoheshin disa nga të huajt më të mëdhenj ndonjëherë. Gjatë dekadave, të dyja palët kanë mirëpritur lojtarë të profilit të lartë në Milano, të cilët në shumë raste kanë transformuar mbrojtësin anësor. Nëse sot roli i mbrojtësit të krahut kuptohet në një mënyrë shumë ndryshe nga jo shumë vite më parë, kjo u detyrohet gjithashtu atyre dhe kampionëve të tjerë të të njëjtit kalibër, si dhe atyre djemve që u rritën duke ndjekur hapat e tyre dhe që po shfaqen si interpretues të rinj të rolit të jashtëzakonshëm. Dy prej tyre sot luajnë pikërisht në hijen e “Duomo” dhe po përgatiten t’i japin jetë një tjetër derbi të Madoninës, me një vlerë cilësore, që potencialisht mund të jetë vendimtare për fatin e ndeshjes: Achraf Hakimi dhe Theo Hernandez.
Njëri vepron në anën e djathtë të zikaltërve, tjetri në anën e majtë të kuqezinjve. Kjo do të thotë se ata do të vihen ballë për ballë, në një përplasje të vërtetë. Nga njëra anë do të jetë një lojtar, që tifozët italianë po e njohin ende; nga ana tjetër do të ketë një kundërshtar, i cili arriti në Milano në verën e vitit 2019 dhe ka spikatur shumicën e ndeshjeve, gjithmonë i komentuar me të njëjtin mbiemër: shka tërrues. U desh pak që Hakimi të bënte të qartë se në Serie A mund të jetë më shumë sesa thjesht një faktor. Hernandez, padyshim që e ka përshtaur veten më mirë në Itali, pasi tashmë ka më shumë se një vit në Serie A. Në sezonin e kaluar, katër ndeshje në pritje ishin të mjaftueshme për të marrë një fanellë startuese dhe për të mos e lënë kurrë atë. I shpejtë dhe i fuqishëm, ai mbulon të gjithë rrezen me aq lehtësi, saqë vepron edhe si një sulmues i vërtetë gjatë ndeshjes. Numrat e sezonit të tij të parë kuqezi flasin vetë: 33 ndeshje në kampionat u shoqëruan nga 6 gola dhe 5 asiste. Numra për lojtarët sulmues, por gjithçka u bë edhe më e rëndësishme nga puna e shkëlqyeshme e tij në fazën mbrojtëse.
Hakimi dhe Hernandez kanë shumë më shumë gjëra të përbashkëta sesa të dy luajnë në Milano dhe anësorët më të fortë në skenën europiane të futbollit. Për t’i bashkuar ata ekziston edhe një e kaluar, që i ka parë shokë skuadre te Real Madridi. “Los Blancos” e huazuan për dy vite te Borussia Dortmund, një ekip me të cilin Hakimi ka shpërthyer përfundimisht. Pavarësisht dy sezoneve si protagonist absolut dhe pavarësisht progresit të jashtëzakonshëm të treguar, në Madrid vendosën të mos “vinin bast” për të dhe ta shisnin tek Interi për 40 milionë euro, plus bonuse.
Në Spanjë, lajmi i shitjes së tij shkaktoi sensacion dhe në veçanti e drejtuan gishtin nga Zinedine Zidane. Trajneri francez u kritikua për dëshirën për të luajtur me dy elementë më të aftë në fazën mbrojtëse si Carvajal dhe Odriozola, në vend të një talenti absolut. Rruga që e çoi Theo Hernandez te Real Madridi ishte e ndryshme. I lindur në Marsejë më 1997, ai u rrit në një familje të lidhur ngushtë me botën e futbollit për vite me radhë. Ashtu si vëllai i tij u rrit në sektorin e të rinjve të Atletico Madrid, një ekip në të cilin babai i tij, gjithashtu luajti për një periudhë të shkurtër. Dhe kur arriti te Real Madridi, ai tashmë kishte përvoja me ekipin e dytë “Colchonero” dhe mbi të gjitha huazimin te Alaves në La Liga.
Shfaqjet e tij në sezonin e tij të parë në elitën e futbollit spanjoll bindën Real Madridin “të vinte bast” mbi të. Në fakt, në verën e vitit 2017, “Los Blancos” paguan të gjitha 30 milionë euro, që t’ia vinin në dispozicion Zidane. Ashtu si Hakimi, ai gjithashtu u largua nga Real Madridi në verën e vitit 2018 për të filluar një aventurë huazimi te Real Sociedad, pas së cilës u ble nga Milani për 20 milionë euro. “Nënshkrimi për Real Madridin ndryshoi jetën time. Më lejoi të konkurroj në nivele shumë të larta dhe të arrij deri këtu. Ishte një fazë e rëndësishme në karrierën time”, – kujton futbollisti i lindur në Marsejë. Ata mund të kishin qenë dy yje të Realit, por do të jenë dy protagonistë të mëdhenj të derbit të Madoninës, të dielën. Në Madrid, dikush ndoshta do të pendohet që i lanë të iknin. E sigurt është që Interi dhe Milani kishin guximin të “vinin bast” për për të dy dhe janë duke shijuar frytet e zgjedhjes së bërë. Përballja mes të dyve, të dielën, do të jetë e jashtëzakonshme: një sfidë brenda supersfidës.

Related Posts

“Nuk takohem me ata që bëjnë gjenocid”/ Moment i sikletshëm, dështon përpjekja e FIFA-s për të ulur tensionet mes federatave izraelite dhe palestineze
Sport

“Nuk takohem me ata që bëjnë gjenocid”/ Moment i sikletshëm, dështon përpjekja e FIFA-s për të ulur tensionet mes federatave izraelite dhe palestineze

01/05/2026
Brojës i del emri në Serie A, dy skuadra italiane të interesuara për sulmuesin kuqezi
Sport

Brojës i del emri në Serie A, dy skuadra italiane të interesuara për sulmuesin kuqezi

01/05/2026
Brojës i del emri në Serie A, dy skuadra italiane të interesuara për sulmuesin kuqezi
Sport

Brojës i del emri në Serie A, dy skuadra italiane të interesuara për sulmuesin kuqezi

01/05/2026
Në pritje të titullit, tek Inter janë gati për festën, klubi akordon shpërblimet
Sport

Në pritje të titullit, tek Inter janë gati për festën, klubi akordon shpërblimet

01/05/2026
Klasifikimi nuk preket, skandali në Serie A nuk ndikon te skuadrat, penalizimet mund të aplikohen sezonin e ardhshëm
Sport

Klasifikimi nuk preket, skandali në Serie A nuk ndikon te skuadrat, penalizimet mund të aplikohen sezonin e ardhshëm

01/05/2026
“Irani do të jetë në Botëror”, Infantino  konfirmon, e mbështet edhe Donald Trump
Sport

“Irani do të jetë në Botëror”, Infantino konfirmon, e mbështet edhe Donald Trump

01/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Kam humbur shumë para…”/ MC Kresha përballet me ish partneren, Rozana Radin, shfaqet në “Goca dhe Gra”

“Kam humbur shumë para…”/ MC Kresha përballet me ish partneren, Rozana Radin, shfaqet në “Goca dhe Gra”

02/05/2026
Kush janë 5 fermerët e preferuar të publikut në’Ferma VIP’, çfarë do të ndodhë me pjesën tjetër?

Kush janë 5 fermerët e preferuar të publikut në’Ferma VIP’, çfarë do të ndodhë me pjesën tjetër?

01/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al