• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Hapen dyert e burgjeve, rreth 600 vetë përfitojnë nga amnistia për festat e fundvitit

30/11/2018
Hapen dyert e burgjeve, rreth 600 vetë përfitojnë nga amnistia për festat e fundvitit

Rreth 600 të dënuar për krime të lehta pritet të përfitojnë ga amnistia e fundvitit. Drafti ligjor që po përgatitet parashikon amnistimin e veprave të lehta penale të ndodhura deri në 30 nëntor 2018 për ata të burgosur që u mbetet për të kryer edhe dy vjet nga dënimi. Ministria e Drejtësisë ka hartuar një draft për amnistinë e të dënuarve, i cili i është dërguar për mendim Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme.

Burime nga Ministria e Drejtësisë kanë bërë me dije se në draftin e propozuar prioritet i është dhënë kryesisht grave dhe të dënuarve të mitur, ndërsa janë përjashtuar të gjithë ata që kanë marrë dënime për vepra të rënda penale.
Sipas projektligjit, propozohet që të amnistohen personat e dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 3 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën, pezullimin e dënimit me burgim ose çdo lloj dënimi tjetër alternativ.

Amnistohen personat e dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet. Amnistohen personat e dënuara femra, që në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë baras ose mbi moshën 55 vjeç. Amnistohen personat e dënuar meshkuj, që në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 60 vjeç.

Amnistohen personat e dënuar me burgim, të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, pavarësisht nga ndalimet e nenit 4 të këtij ligji, me përjashtim të atyre që janë dënuar për vepra penale të rënda si vrasjet, trafiqet, krimi i organizuar, krimet kundër jetës dhe shëndetit, grabitjet, krimet në familje, dhuna seksuale, korrupsioni dhe një sërë veprash të tjera penale që dënohen mbi 3 vjet burg.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Milan fiton në shtepi, 3 gola ndaj Veronës (VIDEO)

Milan fiton në shtëpi, 3 gola ndaj Veronës (VIDEO)

28/12/2025
Milan fiton në shtepi, 3 gola ndaj Veronës (VIDEO)

Milan fiton në shtepi, 3 gola ndaj Veronës (VIDEO)

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al