Me kë ishte takuar Musine Kokalari paraditen e 3 shtatorit 1945, në dyqanin e saj? Çfarë kishte folur me Ramadan Sokolin dhe kush ishte gruaja që ia kishte behur në dyqanin e saj, një orë e gjysëm pas ikjes së vizitorit të parë? Kush ishte gruaja malazeze qe takohej më të? Cili ishte itinerari i lëvizjes së saj nga dyqani në rrugën e Elbasanit e më tej në Misionin e Aleatëve… Cilat ishin lëvizjet e saj pasditen e 3 shtatorit e mandjej të gjithë lëvizjet e ditës së nesërme me 4 shtator?
Ky mund të quhet dokumenti i parë nga dosja e survejimeve të Musine Kokalarit dhe është publikuar në ekspozitën kushtuar 100-vjetorit të lindjes, e hapur dje në Bibliotekën Kombëtare, megjithëse nuk ka asnjë diçiturë apo të dhënë që e cilëson si dokument të kësaj dosjeje.
Dokumenti është një raport spiunimi i hartuar në seksionin e II-të të Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit (më vonë, në verën e 1946 mori emrin Drejtoria e Sigurimit të shtetit) dhe tregon ne detaje gjithë lëvizjet e intelektuales, orë pas ore, gjatë datave 3 dhe 4 shtator 1945.