Radhë të gjata makinash e qindra qytetarë në pritje në Kakavijë. Radhët e automjeteve janë krijuar për shkak të kontrolleve të rrepta të palës greke, por edhe për shkak të sporteleve të pakta që janë në punë për të përpunuar dokumentacionin e qytetarëve.
Situata të ngjashme janë përsëritur disa herë në pikat tona kufitare, sidomos në atë të Kakavijës.