Mbi 90 milionë euro do të investohen në aeroportin e ri të Vlorës, i cili do të jetë shumë më modern se Aeroporti “Nënë Tereza”. Këtë shifër e bëri publike ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri në një intervistë në Tonight Ilva Tare, teksa tha se shteti do të marrë disa risqe për t’i garantuar fitimet kompanisë. Ministri Gjiknuri pohoi se ka nisur studimi i fizibilitetit për të ndërtuar gjithashtu një aeroport turistik në qytetin e Sarandës. Ndërkohë nuk e zuri fare në gojë aeroportin e Gjirokastrës, rivënia në punë e të cilit do t’i jepte një hov tjetër zhvillimi rajonit jugor.









