• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Harry-t e Anglisë gati të shkruajnë historinë

04/07/2021
Harry-t e Anglisë gati të shkruajnë historinë

….Princ Harry, Harry Stiles, Harry Potter……. dhe Harry Kane e Harry Maguire, tre të parët janë të famshëm për arsye të ndryshme, i pari është ende princ edhe pse nuk ka më dëshirë të jetë, i dyti nga “One Direction” nisi një karrierë solo dhe pushtoi botën, i treti është një personazh i librave të famshëm të J.K Rowling, dhe me magjitë e tij mund të bëjë gjithçka, kurse dy Harry-t e tjerë janë thjesht dy heronjtë e momentit në Angli dhe nëse fitojnë Europianin, fjala e momentit do të zhduket dhe do të kthehen në dy heronj të përjetshëm.
“3 luanët” që në fakt nuk janë më 3, por duket sikur janë të gjithë “luanë” nga trajneri Southagte deri tek mjeku i skuadrës, i’a dolën që për herë të dytë në histori të sigurojnë një gjysmë-finale të kampionatit Europian, herën e fundit e kishin bërë në shtëpi në 1996, dhe po në shtëpi në mitikun e rinovuar “Wembley” do të luajnë sfidën gjysmëfinale ndaj Danimarkës.
Ukraina nuk ishte kundërshtari më epik i mundshëm dhe nuk ishte një betejë e përgjakshme sepse anglezët dominuan dhe realizuan 4 herë, diçka që nuk e kishin bërë në një event madhor që nga finalja e botërorit të vitit 1996. 11 fitore dhe 1 barazim në 12 ndeshjet e fundit, vetëm 1 gola i pësuar në 12 ndeshjet e fundit dëshmojnë soliditetin që ka kjo skuadër.
Një ekip që ka luksin të mbajë në stol, Grealish, Calvert-Lewin, Rashford, Phoden, Henderson, Bellingham, sa për të përmendur disa. Për tu rikthyer tek “Harry”-it. Kane gjeti rrjetën kundër Gjermanisë, aq sa edhe kryeministri Johnson në entuziazëm e sipër tha, më në fund u zgjua Harry dhe të drejtë kishte, sepse kundër ekipit të një trajneri që golat i ka patur në gjak si Shevchenko, Harry Kane ishte një “bishë”.
Ndërkohë që për t’u hequr kapelën tradicionale angleze ishte dhe Harry Maguire, brenda një viti kaloi nga qelia në Greqi pas sherrit me shqiptarët tek vendosja e hekurave të qelisë përballë çdo kundërshtari që tenton ti afrohet portës. Finalja e parë në histori në një Europian, nuk është më fantazi, as eufori është një realitet mëse i prekshëm dhe i detyrueshëm për princat, këngëtarët, magjistarët dhe çdo Harry e anglezi që e dashuron me kaq shumë pasion këtë sport drithërues…

Related Posts

Qëndron Muçi, presidenti i Trabzonspor konfirmon dëshirën e teknikut Tekke për të mbajtur në skuadër fantazistin kuqezi
Sport

Qëndron Muçi, presidenti i Trabzonspor konfirmon dëshirën e teknikut Tekke për të mbajtur në skuadër fantazistin kuqezi

08/05/2026

CR7 triumfon ndaj Benzema, Al Nassr lider në Arabi, Mitaj e sheh nga tribuna (VIDEO)
Sport

100 gola në Arabinë Saudite, Ronaldo nuk ndalet, Al Nassr pranë titullit

08/05/2026
Për herë të parë, Anglia “pushton” Evropën, 3 skuadra të Premier League në 3 finalet e mëdha
Sport

Për herë të parë, Anglia “pushton” Evropën, 3 skuadra të Premier League në 3 finalet e mëdha

08/05/2026
NBA/ Thunder e Pistons dominues, kampionët në fuqi dhe Detroit nuk falin, çojnë serine 2-0
Sport

NBA/ Thunder e Pistons dominues, kampionët në fuqi dhe Detroit nuk falin, çojnë serine 2-0

08/05/2026
“Shumë shtrenjtë, nuk e dija”, Trump “godet” FIFA për çmimin e biletave
Sport

“Shumë shtrenjtë, nuk e dija”, Trump “godet” FIFA për çmimin e biletave

08/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Qëndron Muçi, presidenti i Trabzonspor konfirmon dëshirën e teknikut Tekke për të mbajtur në skuadër fantazistin kuqezi

Qëndron Muçi, presidenti i Trabzonspor konfirmon dëshirën e teknikut Tekke për të mbajtur në skuadër fantazistin kuqezi

08/05/2026
Qëndron Muçi, presidenti i Trabzonspor konfirmon dëshirën e teknikut Tekke për të mbajtur në skuadër fantazistin kuqezi

Qëndron Muçi, presidenti i Trabzonspor konfirmon dëshirën e teknikut Tekke për të mbajtur në skuadër fantazistin kuqezi

08/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al